Largimi i al-Xhubeirit dhe ndërmjetësimi i Irakut, fillesa e ndryshimit të qëndrimit të Arabisë Saudite ndaj Sirisë

Vendimi i Arabisë saudite për shkarkimin e ministrit të jashtëm dhe kërkesa për ndërmjetësimin e Irakut midis Teheranit dhe Rijadit janë tregues të përpjekjeve të Rijadit për të mos u eleminuar nga procesi i zgjidhjes së krizës siriane.

Bazuar në një analizë të rrjetit informativ sirian “Axhal”, Iraku konsiderohet si porta e zgjidhjes së krizës siriane dhe Adel al-Xhubeir, viktimë e ndryshimit të politikave saudite pas zhvillimeve të fundit në terren në Siri. “Shumë çështje e kanë nxitur regjimin Al Saud të rishikojë llogaritjet e tij dhe të planifikojë ndryshime graduale në politikat e tij, përfshirë krizën midis Katarit dhe vendeve arabe, luftën e pasuksesshme në Jemen dhe fitoret kundër ISIS në Irak. Boshti i terrorizmit në Siri është duke u thyer në koordinimin dhe bashkëpunimin midis Damaskut dhe Bagdadit, me kryqëzimin e ushtrive siriane dhe irakiane në kufirin midis dy vendeve”, shkruhet në këtë analizë. Ndërkohë, Arabia Saudite nuk dëshiron të humbasë kartat e mbetura në duart e saj si opozitarët e përkrahur nga Rijadi, grupi i koalicionit opozitar (në Turqi) dhe disa grupe të armatosura të mbështetura nga Arabia Saudite si Xhejsh al-Islam. Vizita e Moktada al-Sadr në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lajmet për kërkesën saudite për ndërmjetësim e Bagdadit midis Rijadit dhe Teheranit si dhe vullneti i mirë i sauditëve ndaj Iranit, duke respektuar haxhinjtë iranianë, të gjitha ngrenë pyetje rreth politikave të reja rajonale dhe ndërkombëtare në lidhje me Sirinë. Ministri i Brendshëm i Irakut, Kasem al-Araxhi, gjithashtu deklaroi se në bisedimet me autoritetet saudite, kishte dalluar dëshirën e Rijadit për të filluar përmirësimin e marrëdhënieve me Iranin në lidhje me pelegrinët iranianë dhe duke i lejuar ata të vizitonin varrezat Bakija. Ai gjithashtu u shpreh se princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman zyrtarisht ka kërkuar ndërmjetësimin e Bagdadit midis Teheranit dhe Rijadit për të frenuar tensionin mes dy vendeve, dhe Mbreti Selman kishte parashtruar më parë një kërkesë të tillë.

Në të njëjtën kohë, në bazë të informacioneve konfidenciale, Princi i Kurorës synon të shkarkojë ministrin e jashtëm saudit Adel al-Xhubeir dhe të emërojë në këtë post vëllain e tij të vogël, princin Khalid Bin Salman, i cili është bërë ambasadori saudit në Shtetet e Bashkuara. Por ç’lidhje ka mes deklaratave të Ministrit të Brendshëm të Irakut, vizitës së Muqtada al-Sadr në EBA, marrëdhënieve të Arabisë Saudite me Irakun dhe Iranin dhe vendimit për të shkarkuar Adel al-Xhubeir? Ky i fundit luan rolin e majës së shtizës në politikat anti-shiite, sepse ai në mënyrë të përsëritur e ka akuzuar Republikën Islamike të Iranit për arsye fetare. Madje edhe princi trashëgimtar i Arabisë Saudite e kishte sulmuar Iranin në lidhje me këtë çështje dhe në mënyrë të përsëritur ka përdorur fjalë kërcënuese kundër Iranit çka bëri që analistët të parashikojnë mundësinë e një lufte fetare midis Iranit dhe Arabisë Saudite. Duket se zhvillimet politike dhe në terren në Irak dhe Siri dhe efektet e tyre në vendet e rajonit, i kanë futur në mendime udhëheqësit e rinj të Rijadit të cilët mendojnë ta bëjnë kurban të regjimit të ri saudit Adel al-Xhubeirin me pretekstin se ai është përgjegjës për tensionimin e marrëdhënieve me Iranin dhe për ndezjen e zjarrit të mosmarrëveshjeve fetare midis dy vendeve. Muhamed bin Salman dëshiron të nisë qeverisjen e tij duke vendosur atmosferën e komunikimit me armiqtë e tij dhe në krye qëndron Irani. Princi trashëgimtar saudit ka ndërmarrë hapin e parë në këtë drejtim në lidhje me respektimin e pelegrinëve iranianë, por hapi tjetër është heqja e al-Xhubeirit nga skena politike e Arabisë Saudite, pavarësisht se kush do e zëvendësonte atë, vëllai i tij ose ndonjë person tjetër./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne