Lavrov: Rusia do të dëbojë numrin e njëjtë të diplomatëve si Perëndimi

Moska do të dëbojë një numër të njëjtë diplomatësh, siç bënë SHBA dhe Perëndimi përfshi këtu edhe Shqipërinë pas helmimit të ish-spiunit rus në Britani.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka njoftuar se ambasadorit amerikan në Moskë, Jon Huntsman i është dhënë ky urdhër, duke ia bërë të qartë se Rusia do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë ndaj vendimit të SHBA-së për të dëbuar 60 diplomatë rusë.

Lavrov ka thënë se Rusia do të mbyllë konsullatën amerikane në Shën Petersburg, në përgjigje të vendimit amerikan për të mbyllur konsullatën ruse në Sietëll.

Më shumë se 150 diplomatë rusë janë dëbuar nga Britania, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja, dhe disa shtete të Bashkimit Evropian por edhe ato që gjenden jashtë bllokut, pas helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani të Madhe më 4 mars.

Fushatës ju bashkua edhe Shqipëria, e cila pasi thirri ambasadorin rus në Tiranë urdhëroi largimin nga vendi të dy diplomatëve, sekretarin e parë dhe atasheut ushtarak. Ambasadori reagoi pas këtij vendimi dhe kërkoi shpjegime se pse ishin bërë publikë emrat e diplomateve të dëbuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne