Letër Mitsotakis të anullojë Marrëveshjen e Prespës

Dhjetra personalitete greke kërkojnë nga lideri i opozitës Kyriakos Mitsotakis, që të anulojë marrëveshjen e Prespës në rast se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Greqisë pas zgjedhjeve të 7 korrikut.

Letra e hapur kërkon që në rreshtat e parë që lideri i opozitës greke të bëhet, siç shkruajnë, “flamurtari i anulimit të kësaj marrëveshjeje të rëndë për Greqinë”. Shumica e grekëve e perceptojnë Marrëveshjen e Prespës si një humbje kombëtare dhe katastrofë, nënvizohet në letrën e nënshkruar nga pedagogë, historianë, ushtarakë, juristë, diplomatë dhe biznesmenë, dhe që është nisur nga Selaniku.

Ata i bëjnë thirrje zotit Mitsotakis që ta shpallë vendimin e tij për anulimin e marrëveshjes së Prespës, para zgjedhjeve të 7 korrikut.“Është e sigurt që populli grek do t’ju shpërblejë me votën e tij”, nënvizohet në këtë letër që u publikua pasditen e të shtunës në gazetën konservatore Kathimerini. Sipas tyre, “marrëveshja shkel Kushtetutën e Greqisë, por edhe parime themelore të së drejtës ndërkombëtare”./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne