Bota Islamofobi

Levizja raciste dhe islamofobe Pegida provokon muslimanët, shaq një film anti Islam para derës së xhamisë

Mbështetësit e grupit islamofob Pegida të ekstremit të djathtë organizuan një protestë kundër Islamit para një xhamie në Holandë.

Demonstrata u mbajt jashtë xhamisë Ebu Baker Esidik në Utrecht, Holandën qendrore, e frekuentuar nga pjesëtarë të komunitetit maroken.

Gjatë demonstratës, anëtarët e Pegidës mbajtëm fjalime dhe publikuan një film që fyente Islamin.

Rreth xhamisë u ndërmorën masa të forta sigurie, duke përfshirë instalimin e barrikadave të larta si dhe u dërguan policë ekstra.

Pas demonstratës së Pegidës, disa pjesëmarrës u përleshën me forcat e sigurisë.

Policia arrestoi dy persona.

Jamal Houri, sekretar shtypi për xhaminë, tha për Anadolu Agency se Pegida po përpiqet që qëllimisht të bëhet provokuese.

“Edhe pse zona që ata zgjodhën të benin demonstrimin e tyre ishte provokative, administrata e xhamisë dhe komuniteti vendosën që të mos i ndiqnin provokimet e tyre dhe t’i injoronin ata plotësisht,” tha Houri.

“Kjo është përgjigja më e mirë që mund tu japim atyre, sepse duke u kushtuar vëmendje ne punojmë në favor të tyre”, shtoi ai./dailysabah/Gazeta Impakt

OPINIONE