Bota

Lideri i Hamasit paralajmëroi për përshkallëzimin e situatës në Gazë

Fethi Hammad, njëri prej udhëheqësve të Hamasit paralajmëroi se situata në Rripin e Gazë mund të dalë jashtë kontrollit në qoftë se Izraeli nuk e heq bllokadën.

Në fjalën e tij të mbajtur gjatë protestës së “Marshimit të Kthimit të Madh” të organizuar në veri të Gazës, Hammad tha se “Ne paralajmërojmë që Gaza do të shpërthejë nëse Izraeli vazhdon me bllokadën e tij ndaj Rripit të Gazës”.

Ai vuri në dukje se nuk do të heqin dorë nga lufta kundër rrethimit, ndërsa vijoi me këto fjalë: ”Në qoftë se Izraeli nuk e mbledhë mendjen dhe nuk i zbaton marrëveshjet, atëherë ne do ta kapërcejmë kufirin. Durimi ynë mori fund. Protestat gjatë natës, balonat djegëse dhe mjete të forta për prerjen e telave në kufirin e Gazës janë mjaftë në modë”.

Hammad gjithashtu tha se normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin nënkupton eliminimin e kauzës palestineze, por ata do të vazhdojnë të qëndrojnë në territoret e tyre pa iu përulur askujt.

Prej datës 30 mars 2018 e këtej palestinezët organizojnë protesta paqësore në kufi me Izraelin të quajtura “Marshimi i Kthimit të Madh”.

Palestinezët kërkojnë “të kthehen në territoret e tyre prej nga janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme që Izraeli zbaton ndaj Gazës prej vitit 2006, ndërkaq ushtarët izraelitë shtien ndaj tyre me plumba të vërtetë.

Në ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore që vazhdojnë prej 30 marsit kanë rënë dëshmorë mbi 230 palestinezë./ trt

OPINIONE