Lideri i Hamasit vritet në ditën e tretë të operacionit izraelit në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite e kanë vrarë të premten një komandant vendës të Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE në ditën e tretë të një operacioni të madh në Bregun e uzurpuar Perëndimor, tha ushtria izraelite. Ushtria izraelite theksoi dje se forcat e policisë kufitare e vranë Wassem Hazem, për të cilin tha se ishte lider i Hamasit në Xhenin dhe se ai ishte i përfshirë në sulme me të shtëna dhe me bomba në territorin palestinez. Dy pjesëtarë të tjerë të Hamasit, të cilët u përpoqën të iknin nga vetura me të cilin po udhëtonin që të re, u vranë nga një dron, tha ajo. Në veturën e tyre u gjetën eksplozivë dhe sasi të mëdha parash, sipas saj. Hamasi konfirmoi se të tre u vranë, dhe tha se ata ishin pjesëtarë të krahut të tij të armatosur, Brigada Al-Wassam. Forcat izraelite e nisën të mërkurën një operacion të gjerë, i cili përfshin qindra trupa dhe policë, në Xhenin dhe Tulkarm, në Bregun e uzurpuar Perëndimor.

Forcat izraelite, të mbështetur nga helikopterë dhe dronë, u futën më thellë në Xhenin dhe Tulkarm të premten, ndërsa buldozerët e blinduar lëvruan rrugët për t’i shkatërruar bombat e vendosura skajeve të rrugëve nga grupet militante. Përshkallëzimi i armiqësive në Bregun Perëndimor po ndodh në një kohë kur luftimet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit po vazhdojnë në Rripin e Gazës prej se filloi lufta gati 11 muaj më parë. Gjithashtu, në këtë kohë janë rritur edhe përleshjet në zonën kufitare Izrael-Liban mes Hezbollahut të mbështetur nga Irani dhe Izraelit. Në dy ditët e para të operacionit izraelit në Bregun Perëndimor janë vrarë së paku 17 palestinezë, përfshirë një komandant vendës i Xhihadit Islamik, grupit të mbështetur nga Irani në Tulkarm./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne