Rajoni Shqiperia

Lideri i opozitës greke paralajmëron Shqipërinë: Nëse fitojmë vëmë veton kundër integrimit

Greqia do të zhvillojë këtë të dielë zgjedhjet për lokale, rajonale dhe ato europiane, ku sipas medies greke “Kathimerini”, nga sondazhet e para, partia Demokracia e Re, e Kyriakos Mitsotakis, udhëheq me 6.8% vota më shumë se SYRIZA e Alexis Tsipras.

Mitsotakis, në një tubim në Selanik, u shpreh se nga takimet e zhvilluara elektorale, ka vënë re se qytetarët janë të zhgënjyer, dhe se nëse partia e tij do të fitojë, do të vërë veton kundër integrimit Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Kreu i opozitës i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis thotë se do të mbajë të drejtën për të vënë veton ndaj Maqedonisë së Veriut dhe integrimit të Shqipërisë për në BE, në një fjalim para zgjedhjeve në Selanik, në veri të Greqisë”, – shkruan Kathimerini.

Nga ana tjetër, Tsipras shprehet se nëse do të votohet SYRIZA, vendi do të vijojë progresin e bërë deri më tani./tpz

OPINIONE