Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Politika e Iranit ndaj Amerikës nuk ndryshon me shkuarjen e ardhjen e personave

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit vuri në dukje politikën racionale të qëndresës dhe rezistencës përball ambicieve hegjemoniste të Amerikës dhe tha se politika e llogaritur mirë e Republikës Islamike të Iranit nuk ndryshon me shkuarjen dhe ardhjen e personave të ndryshëm në Amerikë.

Ajetullah Khamenei sot në fjalimin e tij të drejtpërdrejtë televiziv, duke uruar përvjetorin e lindjes së Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe përvjetorin e lindjes së Imam Xhafar Sadik (a.s.) për të gjithë myslimanë anë e mbanë botës, e quajti interesant situatën e regjimit të Amerikës dhe deklaroi: “Presidenti amerikan i cili aktualisht është në krye të pushtetit në Amerikë dhe qeveria e të cilit po zhvillon zgjedhje, vetë po thotë se këto zgjedhje janë zgjedhjet më të falsifikuara të Amerikë dhe rivali i tij gjithashtu po thotë se Trump synon të bëjë një falsifikim të gjerë të votave në zgjedhjet presidenciale!!!”

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit këtë situatë e quajti vetëm një shembull nga imazhi i urryer i liberal-demokracisë dhe tha: “Pavarësisht se cili nga kandidatët merr pushtetin në Amerikës, rrethanat aktuale tregojnë se në Amerikë po ndodhë një dekadencë e madhe civile, politike dhe morale dhe fundi i një sistemi të tillë politik është vetëm shkatërrimi dhe zhdukja”.

Ajetullah Khamenei tha se shkaku kryesor i armiqësisë së Amerikës me sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit është fakti se Irani nuk pranon t’i nënshtrohet politikave të padrejta dhe arrogante si dhe nuk pranon ta njohë zyrtarisht sistemin e tyre hegjemonist, ndërsa shtoi: “Kjo armiqësi do të vazhdojë dhe e vetmja rrugë për mënjanimin e kësaj armiqësie, është kjo që pala tjetër të zhgënjehet nga dështimi në përpjekjet e saj për t’i dhënë goditje të madhe popullit dhe shtetit të Iranit”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu vuri në dukje edhe konfliktin dhe luftën e fundit mes Armenisë dhe Republikës së Azerbajxhanit dhe duke theksuar faktin se kjo çështjeje është ngjarje e hidhur dhe konsiderohet kërcënim për sigurinë e të gjithë rajonin, tha: “Ky konflikt ushtarak sa më shpejtë duhet të marrë fund. Natyrisht se të gjitha territoret e pushtuara të Republikës së Azerbajxhanit që janë pushtuar nga ana e Armenisë, duhet të çlirohen dhe t’i kthehen Azerbajxhanit”.

Ajetullah Khamenei gjithashtu theksoi nevojën për ruajtjen dhe garantimin e sigurisë së armenasve në këto territore dhe respektimin e kufijve ndërkombëtarë nga ana e të dy palëve të përfshira në këtë konflikt, ndërsa shtoi: “Terroristët që në bazë të raporteve dhe burimeve të besueshme, kanë hyrë në rajon, në asnjë mënyrë nuk duhet të afrohen pran kufijve të Iranit dhe nëse do të afrohen afër kufijve të Iranit, atëherë me patjetër se do të reagojmë në mënyrë të prerë kundër atyre”.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në pjesën tjetër të fjalimit të tij, foli në lidhje me rëndësinë e Javës së Unitetit të cilën disa faktorë akoma nuk e kanë kuptuar dhe tha se ilaçi për kurimin e problemeve të hidhura të botës islame siç është lufta pesë vjeçare në Jemen dhe bombardimi barbarë dhe i egër i Arabisë Saudite kundër popullit jemenas ose ofendimet e disa regjimeve të poshtëruara ndaj Umetit Islam duke anashkaluar çështjen e Palestinës, ndodhet vetëm te Uniteti i Myslimanëve në botë./PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne