Lleshaj dhe Marjam Raxhavi duan të burgosin përsëri Ehsan Bidin

Ministri i Brendshëm, katoliku Sandër Lleshaj dhe drejtuesja e Kampit të MEK Merjem Raxhavi kërkojnë të burgosin përsëri iranianin Ehsan Bidi.

Ehsan Bidi, një ish- anëtar i muxhahedinëve të MEK në Shqipëri por i larguar nga Kulti i Rajavit dhe që kishte fituar azil në vendin tonë, u bë i njohur për opinion publik shqiptar në Gusht të këtij viti kur autoritet e emigracionit me urdhër të Ministrisë së Brendshme tentuan ta dëbojnë ilegalisht atë në Greqi.

Skandali diplomatik në gusht mori përmasa të mëdha dhe ishte reagimi i shumë njerzve që detyruan autoritet shqiptare të tërhiqeshin nga kjo sjellje anti ligjore dhe kundër lirive dhe të drejtave të azilantëve.

Çuditërisht Ministria e Brendëshme e Shqipërisë nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Departamentit për Kufirin dhe Migracionin ka lëshuar një urdhën ndalimi në Qendrën e mbyllur të Emigracionit për shtetasin iranian Ehsan Bidi me arsyetimin se ai është subjekt i një urdhëri dëbimi si person i padëshiruar.

Gazeta Impakt ka siguruar një fotografi të këtij urdhëri ndaj Ehsan Bidi./gazetaimpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne