Lubonja: Jo çdo gruaje i besohet partia por Kryemadhi..

Analisti Fatos Lubonja thotë se Monika Kryemadhi i ka të gjitha energjitë për ta kaluar Lëvizjen Socialiste për Integrim, nga një parti klienteliste në një opozitë të fortë.
Në studion e “News24″, Lubonja është shprehur se “Jo çdo gruaje mund t’ia lësh partinë”, ndërsa ndalet edhe tek sfidat me të cilat do të përballet kryetarja e LSI.

“Jo çdo gruaje mund t’ia lësh partinë. Duhen energji, sepse Edi Rama nuk mund t’ia lë partinë Lindës. Ideja për të bërë bashkë njerëz kërkon energji kërkon talent. Nëse do ta gjykojmë nga pikëpamja e energjisë e ka më të lartë Monika për të organizuar njerëz sesa Vasili”, tha Lubonja.

Sipas analistit Fatos Lubonja, “Çështja është kush e bën më mirë këtë punë, pra të organizojë më mirë partinë dhe rininë. Dhe Kryemadhi e bën këtë”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne