Shqiperia

Lubonja: Ndërkombtarët kanë humbur kredibilitetin

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar sot deklaratat e Ministrit të Jashtëm gjerman për situatën politike në vend.

Lubonja shprehet se tanimë ndërkombëtarët kanë humbur kredibilitetin sepse fokusohen më shumë tek stabiliteti se tek demokracia. Lubonja më tej ka thënë se kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të ofrojë mjete të tjera politike për të zgjidhur situatën dhe se Ramën duhet ta rrëzojmë avash avash.

“Mendoj se çadra ndonëse ka të drejtën e vet, në lidhje me pretendimet, i mungon mbështetja e lëvizjes popullore, pra populli i madh, dhe ndërkombëtarët. Shkaqet sepse nuk i ka, mendoj se ndahen sërish në dysh, se kjo opozitë ka qenë në pushtet dhe ka humbur kredibilitetin, ndërsa ndërkombëtarët i kanë dhënë një lloj besimi kësaj qeverie, dhe ata janë gjithnjë mbrapa nesh në diagnostikimin e sëmundjeve tona. Kështu e shoh mbështetjen e ministrit gjerman për Ramën. Faktori ndërkombëtar ka kohë që ka humbur një lloj kredibiliteti, i mëshojnë më shumë stabilitetit se sa demokracisë. Ndërkombëtarët gjithnjë i japin mbështetje qeverisë, që do të thotë se shqiptarët duhet ta marrin vetë situatën në duart e tyre. Në mungesë të mbështetjes popullore, i duhet patjetër të ofrojë mjete politike, dialog, takime, negociata, nuk mund të qëndrojë me ultimatumet e tij, kërkesat maksimaliste. Duhet të marrë parasysh edhe ekzistencën e partive të tjera. Mendoj se duhet të bëjë diçka më tepër. Por ndërkombëtarët duhet të sqarohen. Mbyllja e syve përpara tonelatave të drogës, blerja e policëve, shtohen vazhdimisht këto lajme. Kam dëgjuar shumë tani që lënë bujqësinë, mbjellin kanabis e fitojnë më shumë. Këta njerëz kapen nga krimi, kapen nga policia e lidhur me krimin, është katastrofë. Situatë alarmante. Unë mendoj që më mirë të rrijë kjo qeveri e ta rrëzojmë avash avash se sa të bëhet sërish ’97-a. Çadra, Blushi apo LSI-ja secili po jep ndikimin e vet në opozitë.” Ka deklaruar Lubonja./ dritare.net

OPINIONE

INTERVISTA