Lubonja: Pse Rama përdor gjuhën e “të fortëve”

Analisti Fatos Lubonja thotë se Edi Rama përdor gjuhë “të fortësh” sepse e di se është i mbrojtur dhe ka nga pas kriminelë. Për Metën tha se nuk po i përgjigjet kryeministrit me të njëjtën gjuhë.

“E lexova letrën e Metës dhe nuk kishte të sharë. Kurse Rama degradon me një gjuhë që jo kryeministri, por as një shqiptar normal nuk duhet që t’ia lejojnë vetes. Por pse e bën Rama këtë? Rama e bën këtë sepse e di se është i fortë. E di se ka lidhjet kriminale, se ka kriminelët pas vetes. Kjo është një diktaturë e mbushur me krim.

I dëgjova mirë ato që janë thënë në Durrës. Ishte skandal, por ky del pa pikë turpi e thotë e lavdëron Vangjush Dakon përpara popullit. Këtë e bën Rama. Ai bashkëpunon me krimin, këtu trafikohen para droge. Ka diktatura, ka fashizëm, por të tillë regjim në bashkëpunim të hapur me kriminelë, kjo është tejet normales”, – tha Lubonja.

Lubonja shtoi se Rama e ka projektuar një regjim të tillë kriminal dhe se e ka projekt të gjatë.

“Unë kam shkruar një shkrim sot, ku them se Rama bashkëpunon me kriminelët dhe kjo u pa në dosjen e Durrësit dhe të Dibrës. Por shkrova diçka interesante. Kam përmendur Sadri Abazin, i cili iu thotë dibranëve që ta votojnë Edi Ramën sepse do rrijë në pushtet të paktën 10 vite. Pra, Rama e ka projektuar këtë sistem kriminal që të zgjasë, e pakta 10 vite siç thotë Abazi” – thotë Lubonja./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne