Bota

Luftanija e tretë amerikane dërgohet në Gadishullin Korean

Pas dërgimit të dy luftanijeve të Amerikës në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor dhe vendosjes së tyre në afërsi të brigjeve të Gadishullit Korean, Uashingtoni ka nisur drejt këtij rajoni edhe luftanijen e tretë aeroplanmbajtëse.

Agjencia Yunhap e lajmeve të Koresë Jugore njoftoi se Amerika aeroplanmbajtësen e saj të tretë me emrin “USS Nimitz” e ka nisur drejt Gadishullit Korean. Aeroplanmbajtësja “USS Nimitz” është e gjatë 333 m dhe ka dy reaktor atomik dhe konsiderohet një prej luftanijeve më të mëdha të botës e cila më parë ka marrë pjesë edhe në manovrat ushtarake me Korenë Jugore. Testimi raketor i ditës së diele i Koresë Veriore mund të konsiderohet reagim ndaj pranisë ushtarake të Amerikës në rajon./ PT

OPINIONE