Madam Ambasadorja KIM u shndërrua në kim me vezë

GJERGJI THANASI

Një foto sa një mijë fjalë është një nga aksiomat e gazetarisë.

Në këtë foto që po publikojmë Madam Ambasadorja Kim në 4 shkurt 2020 është takuar me krerët e OJQ-së virulente anti shqiptare Federata Panepirotike e Amerikës. Sipas burimeve tona (nuk disponojmë ende audion dhe videon e takimit) Madam Ambasadorja Kim i ka premtuar antishqiptarit të shquar Nikos Gaxojanis alias Nicholas Gage që do të përpiqet për të mbrojtur të drejtat e grekëve në (të ashtuquajturin) Epirin e Veriut dhe në të tërë Shqipërinë.

Që kur erdhi në Shqipëri Madam Ambasadorja Kim kisha dyshime se do ishte një burokrate e mjere, e cila pak ose aspak do ishte përpjekur për të mësuar mbi Shqipërinë përtej materialeve të dosjes, që i kishin dhënë  për të konsultuar në Foggy Bottoms para se të merrte rrugën për në Shqipëri. Paskam pasur të drejtë! Shpresoj të jetë thjesht naïve dhe jo instrument në duart e lobeve greke antishqiptare të Amerikës!

Kjo farë ambasadore nga njera anë ia vë kufirin te thana Presidentit të Republikës Sh. T. Meta përsa i përket valëvitjes së flamurit amerikan nga ana tjetër u lëpin cizmet (pasi udhëton nja 12 orë me avion) antishqiptarëve me damkë. Shpresoj që ndonjë nga vartësit e saj amerikanë t’i shpjegojë madam ambasadores Kim se për mijëra e mijëra shqiptaro amerikanë ai flamur, që na e privatizoka kjo Kim-i është : Stripes and Stars forever! Për ta ai flamur është një symbol, për të cilin ia vlen të japësh edhe jetën duke luftuar! Presidenti shqiptar duke valëvitur flamurin respektoi shqiptaro-amerikanët anti Edvin, që ishin në boulevard. Nuk besoi se ai me këtë valëvitje tentoi të privatizonte vilat e Rilindja Ridge apo jo?!?!??!?!?

Pas takimit me Gaxojanis & Co, që më së paku është një faux pass i Kim ambasadores, ne shqiptarët kemi të drejtë ta valëvisim edhe më fort flamurin amerikan, që është aq i ndryshëm dhe aq shumë i lavdishëm krahasuar me atë lëveren, që ka të pikturuar një varkë me vela duke lundruar afër Hagatna-s!

Madam Ambasadore Kim ju siguroj që patriotët shqiptarë dinë fort mirë të bëjnë dallimin midis Stars and Stripes dhe lëveres me barkën me velën e bardhë. Këta patriotë dinë të bëjën dallimin midis jush, minimumi: naive dhe me mungesës ulëritëse të intelegjencës dhe qëndrimit zyrtar amerikan për kufijtë jugorë të Shqipërisë, që nga koha e Presidentit Willson e në vazhdim. Brenda këtyre kufijve moj Madam Ambasadorja Kim nuk ka ekzistuar dhe nuk do ekzistojë kurrë asnjë Vorio Epir leshi i pavarur apo qoftë edhe autonom.

Madam ambasadore Kim me keq ardhje jam i detyruar t’iu them publikisht, që në më pak se 50 ditë qëndrimi në Shqipëri u shndërruat nga Madam Ambasadorja KIM në thjesht kim me vezë! Kushdo rival e armik i Amerikës do ta shfrytëzojë gafën tuaj idiote me foton me “vorioepirotasit” e Gaxojanisit për të futur spica midis shqiptarëve masivisht proamerikanë  dhe Amerikës. Fillimi i mirë gjysma e punës moj Kim! Well begun is half done! Sa mbarë e fillove ambasadorllëkun moj e ngrata Kim!!!!!!

Si i krishterë i mirë, që jam, do shkoj në kishë e do të ndez një qiri. Do i lutem Zotit për për ju, që të piqeni e me ndihmën e Zotit nga kim me vezë të shndërroheni edhe një herë në Madam Ambasadoren Juri Kim!

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne