Malajzia: Marrëveshja për pauzë humanitare në Gaza, një hap në drejtimin e duhur

Malajzia përshëndeti marrëveshjen e re midis Izraelit dhe Hamasit për një pauzë humanitare katër-ditore në luftimet në Rripin e Gazës, duke e quajtur atë një “hap në drejtimin e duhur”. Duke përshëndetur rolin e luajtur nga Katari, Egjipti dhe SHBA-ja në arritjen e marrëveshjes midis grupit palestinez Hamas dhe Izraelit, Ministria e Jashtme e Malajzisë tha se ky veprim “do t’i japë fund vrasjes së civilëve dhe do të minimizojë vuajtjet e njerëzve në Gaza”.

Megjithatë, nga MPJ-ja e Malajzisë u bëjnë thirrje palëve “të intensifikojnë përpjekjet për një ndërprerje të përhershme të armiqësive”. Sipas pauzës humanitare, Hamasi pritet të lirojë 50 izraelitë të mbajtur në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të lirimit të grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite.

“Malajzia është e gatshme të kontribuojë në mënyrë aktive drejt të gjitha nismave që synojnë nxitjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Malajzisë, duke theksuar një zgjidhje me dy shtete me kufijtë e para vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet të shtetit të pavarur të Palestinës. Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi të befasishëm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore dhe tokësore izraelite në Rripin e Gazës, sipas autoriteteve në Gaza, është rritur në 14.532, duke përfshirë mbi 6.000 fëmijë dhe 4.000 gra. Ndërkohë, numri zyrtar i izraelitëve të vdekur është rreth 1.200./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne