MAQEDONCËT ARGAT TË SOROSIT, SHQIPTARËT ARGAT TË ARGATËVE MAQEDONCË!!!

Nga Savash VELIU

A vërtetë mendoni se votat tuaja do të zgjedhin udhëheqësit tuaj? Po të ishte ashtu kurrë nuk do tu lejonin të votonit. Ata gjithnjë ua shtrojnë personat e tyre të zgjedhur që të zgjedhni ndonjërin prej tyre, ndryshe asessi!

Dhe nëse për ‘’POPULLIN’’ nuk jeni gati të vdisni, atëherë heqni prej goje atë fjalë  POPULLI!!!

Tani të gjithë Partitë Politike në RMV e veçmas ato Shqiptare i kanë të harxhuara të gjitha bonuset e Patriotizmit, Bajraktarizmit, të Gjuhës e të Vatanit, dhe tani kur tia heqni fjalën për ”POPULLIN”, çmbeti pas, Asgjë! Një zbrazëtir e frikshme përplotë terrë e tmerr e qorsokak parrugdalje shqiptarësh të cilët nuk arritën kurrë ta drejtojn kurrizzin e kërusër në saje të frazave populiste boshe!

“Verba volens scripta manent” (fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet)!

Zgjedhjet e 15 korrikut mund të sjellin ndryshime drastike në skenën politike në Maqedoni, jo vetëm në taborin maqedonas, por edhe atë sa u takon subjekteve shqiptare që parashihen sipas disa opcioneve teatrale.

Zaev thotë se: është e shëndetshme për shtetin që BDI të shkoje në opozitë pas 17 vjetësh në pushtet ngase është e harxhuar dhe e lodhur si parti, së fundi edhe kryesyesi i tij, Ali Ahmeti.

Pse? Pasi ky i fundit hetoj se është koha të pensionohet edhe nga vet BDI-ja (krahu i Luftës), pranoj kushtëzimin prej Branko Crvenkovskit të lansoj iden shpëtimtare sa për vete po aq edhe për Brankon me “Kryeministër shqiptar”, mundësisht të koketoj me VMRO’n poashtu humbëse me të cilin mund të koalicionoj një ide që do shpëtoj edhe atë edhe kushtëzuesin në luftë për supremacion partiak antiZaevian që ky i fundit ti humb zgjedhjet me të edhe lidershipin partiak brenda LSDM’së.

Kuptohet se, LSDM ose Zaev nuk do të pranojë një ultimatum për Kryeministrin shqiptar nga BDI edhe nëse ato janë thelbësore për formimin e një qeverie të re pas zgjedhjeve. Sipas Zaev as Mickoski dhe as Ahmeti nuk duhet të pranojnë ultimatume… nga kush!? Dmth, Zeav kuptoj dredhin e tyre!

Zaev kërkesën dhe fushatën e BDI-së për një kryeministër shqiptar, e quajti atë një koncept kombëtar-populist, i cili do t’i bënte ata të humbnin votat. Zaev një lojtar perëndimor (Sorosoid) urgjentish mobilizoi Muhamed Zeqirin me të madhe të filloj të mbledh votat nga pala shqiptare në bashkëpunim me Bujar Osmanin dhe bashkësitë e tjera etnike muslimane pas grushtetit të kryer mbi Reis Sylejmanin, potez që kushtimisht i dobësoj partitë konkurente, e veçmas BDI-në anti BE-NATO.

Pas promovimit të BDI-së për Kryeministër shqiptar, tani të gjitha opsionet janë në lojë, të gjithë mund të formojnë një koalicion me të gjithë, dhe është duke u bërë gjithnjë e më i zakonshëm në mesin e analistëve që opsioni dhe koalicioni midis LSDM-së dhe VMRO-DPMNE është real pas zgjedhjeve. Pse kjo? Arsyeja është e qartë, partneri i tyre i koalicionit në të kaluarën – BDI, i cili zbret me një koncept nacionalist, koncept që iritoi nacionalizmin maqedonas të homogjenizohet kundrejt nacionalizmit shqiptar me programin promovues vetëm në shqip, nga Naser Ziberi.

Ky gaf i Ziberit, bëri që Zaev të thotë haptas se, ka mundësi 13 deputet e tij tia falë VMRO-së të krijoj një Qeveri pa opozitë shqiptare.

Tani për tani sipas Zaev, VMRO-DPMNE dhe BDI do mbeten në opozitë së bashku sepse i kanë harxhuar bonuset nacionaliste anti-NATO dhe anti-BE. Ata ndihmojnë njëri-tjetrin sepse BDI me këtë narrativë çoroditëse për kryeministër shqiptar është i sabotuar edhe nga vet frakcionet e brendshme që ta shkarkojn kryetarin e partisë drejt në opozitë sepse i ndihmojnë edhe votuesit e tyre të votojnë LSDM-në me Besën, e cila nëse votohet sot ajo është favorizues. Ajo çfarë e thekson këtë cikël zgjedhor më së shumti është përçarja e degëve në BDI, kjo si pasojë e zhgënjimit politik nga udhëheqësia e kësaj partie, por ata kanë vendosur në heshtje të mbështesin Lëvizjen Besa. Opcionet për zgjedhjet parlamentare janë të shumta por na ofrojmë vetëm disa prej më të spikaturat.

LSDM’ja për herë të parë ka gjasa të marrë më shumë vota shqiptarësh në saje të ndryshimit të kryesisë së BFI’së që ishte nën kontrol të BDI-së e tani ajo kaloi në dorën e LSDM’së duke formësuar ‘brendakoalicion’ multietnik me të gjitha etnitë muslimane, një garanc serioze për konceptin qytetar dhe fitoren e ardhshme që pritet si një përgjegjësi të transferuar (integruar) nga qytetarët. LSDM-ja si theme(demo)luesit e konceptit të një shoqërie për të gjithë promovon se është çliruar nga etnia e qytetarëve, por kur janë në pyetje shqiptarët (muslimanët) kurrë nuk jetësohet në praktik.
LSDM-ja si gjithnjë promovon ‘’Fshatrat e Potemkinit’’ me nënkryetarin shqiptar të LSDM-së, ministra, deputetë të parlamentit, drejtorë të institucioneve publike, nga të gjitha bashkësitë etnike dhe shumë dekore tjera politike, por faktikisht brendia është boshe.

“Fshatrat e Potemkinit” paraqet një idiome e cila prej kohësh përdoret atëherë kur disa individë duan t’i hynë në qejf shefave, patronëve, apo donatorëve të tyre, apo atëherë kur tentohet me doemos të mbahet në jetë një sistem politik joreal dhe mashtrues.

Prandaj me të vërtetë duhet pyetur; sa është e shëndetshme të parashtrohet një kërkesë paradoksale për kryeministër shqiptar kur dihet se shumë bariera ligjore dhe kushtetuese janë ato që e ndalojnë një të drejtë politike për etnitë minoritare përpos një satisfaksion biologjik si ‘’banor ose qytetar’’ i këtij vendi të parashtrojë kandidaturën e vet individuale por, pashpresë se mund të siguroj ato vota të duhura nga dy partitë bartëse maqedonce.

Dhe si përfundim të këtij diskursi… Çuditërisht këtyre Zgjedhjeve të parakohshme i ndihmon edhe Pandemia-19! Ky Pandemi e RMV-së ec me patika politike drejt ”fushatës” së saj politike pikërisht në ato vise ku dominojnë votat e BDI-së që fillon prej Dibre, Tetove, Shkupi e deri në Kumanovë, me çrast do xhveshet kurorizimi i një partie në shkuarje dhe do ti veshet një partie tjetër një kurorizim i ri formal, që është një maskarad e partive shqiptare që të joshin palët maqedonce dhe sërish ti përgjumojnë mëtej shqiptarët, dicka që në realitet nuk ekziston, por ekziston vetëm si fiksion dhe obsession, ndryshe ne të artit themi ‘’Mashtrim Optik’’. /Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne