Marrëveshja Kosovë- Serbi/ Ambasadorja amerikane në Shqipëri: Hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka vlerësuar dhe përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ajo thotë se marrëveshja për normalizim ekonomik është një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

STATUSI NGA YURI KIM

“Një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor: “Duke u përqëndruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne