Masakër në një xhami në Zelandën e Re, deklarohen shumë të vrarë e të plagosur

Shumë persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e sulmit me armë ndaj atyre që falnin namazin e xhumasë në një xhami në qytetin ChristChurch të Zelandës së Re.

Mësohet se zjarri i hapur ndaj xhamisë në zonën e Hagley Park në qytetin ChristChurch u transmetua drejtpërsëdrejti në median sociale nga një prej sulmuesve.

Bëhet e ditur se gjatë ngjarjes, në xhami gjendeshin 200 veta për të falur namazin e xhumasë.

3 meshkuj dhe 1 femër u arrestuan në lidhje me këtë sulm.

Kryeministrja Jacinda Ardern në një postim të bërë në median sociale shkroi: “Kjo është një nga ditët më të errëta të vendit tonë”.

Sipas lajmeve në median lokale, një dëshmitar i quajtur, Len Peneha tha se një burrë i veshur me të zeza hyri në xhaminë Al Noor dhe pas zjarrit të hapur ndaj atyre që ishin aty për obligimet fetare, pati rrëmujë dhe kur hyri për t’u dhënë ndihmë atyre që ishin në xhami, pa se “gjithandej kishte njerëz të vrarë”.

Mediat lokale bënë të ditur se sipas përcaktimeve të para kishte 30 të vrarë.

Pas sulmit shkollat u shpallën pushim dhe ndërkohë që nga populli u kërkua të qëndrojnë larg xhamive, këtyre të fundit u dha direktivë për të mbyllur dyert./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne