Emisioni IMPAKT Opinion

Masakra e Srebrenices, Islami politik dhe tempulli i Shen Sofise 

Ne videon me siper Dr. Olsi Jazexhi perkujton 25 vjetorin e Masakres se Srebenices kur forcat e krishtera serbe masakruan mbi 8000 boshnjak musliman. Analizohet historia e Islamofobise dhe masakrave kunder muslimaneve ne Ballkan dhe Kaukaz te cilat nisin me renien e shtetit osman dhe krijimin e shteteve te krishtera ballkanike. Tregohet sesi nacionalizmi i krishtere ballkanas u ngrit mbi urrejtjen kunder muslimaneve dhe kerkesen per debimin e tyre drejt Turqise. Tregohet sesi miti i Betejes se Kosoves se vitit 1389 kur muslimanet me sulltan Muratin munden car Llazarin dhe serbet – perdoret nga regjimi i Milloshevicit per te nxitur nacionalizmin ekstremist serb. Ky mit i cili besohet edhe nga laik-katoliket shqiptare sikur Ismail Kadareja etj apo edhe miti i Skenderbeut dhe pretendimi qe shqiptaret jane katolike qe i konvertoi turku me dhune ne Islam dhe duhet te rikthehen ne katolike, eshte koncepti kyc i ekstremizmit anti-musliman ne Ballkan i cili i sheh muslimanet si armiq.

Ne video i behet rezyme historise se Jugosllavise, socializmit jugosllav ku boshnjaket, kosovaret, serbet, kroatet, sllovenet, malazezet, maqedonet etj paten jete me te mire sesa ne ne Shqiperine enveriste – shqiptariste. Tregohet sesi Tito mbeshteti shqiptaret kunder shovinizmit serb dhe sesi ardhja e Sllobodan Milloshevicit shkaterroi harmonin nder-etnike duke nxitur ekstremizmin serb. Permenden simendimtaret e Milloshevicit mes shqiptareve sikur Fatos Nano, Kastriot Myftaraj, Anton Kqira, Eduart Ndocaj etj.

Ngrihet nje paralele ndermjet grupit te Sarajeves me ne krye Alija Izetbegovici, Melika Salihbegović, Edhem Bičakčić, Omer Behmen, Mustafa Spahić dhe Hasan Čengići dhe te denuarit politike muslimane qe ka denuar regjimi islamofobik i Edi Rames dhe antiterrorit ne vitet e fundit ne Shqiperi.

Muslimaneve u tregohet shembulli i Islamit politik te Alija Izetbegovicit ne Bosnje si shembull qe shqiptaret muslimane duhet te ndjekin ne menyre qe te praktikojne te lire Islamin ne Ballkan.

Ne fund behet nje koment per kthimin e muzeumit te Shen Sofise ne Stamboll ne xhami dhe implikimet qe ky precedent do kete per tolerancen fetare ne Ballkan.

OPINIONE

INTERVISTA