Emisioni IMPAKT Opinion

‘Mashtrimi serb’ & historianet laik-katolik shqiptare qe i marrin kishat serbit dhe i’a japin Papes

Dr. Olsi Jazexhi dhe Petro Prodani diskutojne mbi emisionin e Marin Memes dhe Pellumb Xhufi me titull:

Mashtrimi SERB me historinë SHQIPTARE. Serbs steal the Albanian history – Gjurmë Shqiptare dhene ne televizionin Top Channel.

Diskutohet sesi arkeolog Hajdari dhe historianet Muhameti dhe Pellumbi dekonspirojne ‘mashtrimin serb’ dhe kerkojne qe kishat orthodokse te Kosoves t’ua marrin serbeve dhe t’ia japin Vatikanit dhe ilireve katolike.

Tregohet sesi marrezia pas-komuniste shqiptare, jo vetem qe ka shkaterruar themelet e shoqerise shqiptare por i ka bere shqiptaret te besojne se jane ilire, katolike; se Xhorxh Bushi, Napoleon Bonaparti, Kostandini i Madh, Shen Flori dhe Lauri, Justiniani i Madh, Shen Asti, Aleksandri i Madh, Ataturku, Shen Donati, Shen Zheromi, Shen Martini dhe ndoshta edhe vete Jezu Krishti kane qene ilire, katolike dhe me rregullin e treshit shqiptare.

Analizohet fakti sesi Muhametet, Abdullahet, FahriXharrat, Hajdaret e Pellumbat shqiptare besojne dhe mendojne se jane ilire, katolike dhe mbrojtes te katolicizmit ne Ballkan, dhe sesi ky mentalitet i trajton serbet, greket, turqit, arabet, bullgaret, maqedonet dhe te gjithe fqinjet e shqiptareve si armiq dhe barbare. Analizohet islamofobia dhe ortodoksofobia zyrtare shqiptare dhe arsyet e kesaj marrezie qe transmetohet nga televizione sikur Top Channeli dhe ndiqen nga miliona njerez dhe sesi kjo marrezi nxit urrejtje kombetare dhe fetare ne mesin e personave qe ndjekin dhe besojne keto marrezi laik-katolike te Marin Memes me shoke.

OPINIONE

INTERVISTA