Masonët po punojnë fort brenda universiteteve në Angli për të rekrutuar studentë të rinj në rradhët e tyre

Organizata studentore Tory në Angli ka bashkuar forcat dhe po bashkëpunon me një lozhë masonike në një orvatje për të rekrutuar studentë të rinj për Masonerinë, në pothuajse të gjitha kampuset universitare të Mbretërisë së Bashkuar, thuhet në një raportim. Ky partneritet është konsideruar thellësisht shqetësues.

Sipas faqes majtiste Evolve Politics, organizata studentore konservatore e Nottinghamit (NUCA) ka hyrë në një marrëveshje sponsorizimi me Lozhën Masonike Daybrook, si pjesë e një skeme më të gjerë e lozhës angeleze United Grand Lodge of England (UGLE) për të rekrutuar studentë nga të gjithë universitetet.

Në një postim në Facebook për një grup privat anëtarësh, NUCA thoshte: “Siç janë në dijeni edhe disa prej jush, kohët e fundit kemi siguruar një marrëveshje sponsorizimi me Lozhën Daybrook.

“Kjo po bëhet për të ndihmuar në përhapjen e fjalës që lidhet me skemën e universiteteve të drejtuar nga Lozha UGLE. Skema po i prezantohet çdo studenti, qoftë mashkull apo femer, i cili dëshiron që te ndjekë masonerinë në Universitetin e Nottinghamit ose në Univeristetin Trent të Nottinghamit.

Organizata konservatore e universitetit Trent të Nottinghamit (NTC) kontaktoi me RT-në për të thënë se këtë vit akademik ajo nuk ka pasur asnjë lloj përfshirje me NUCA-n dhe nuk ka marrë fonde apo të ketë kërkuar ndonjë formë sponsorizimi nga masonët.

“Nëse ne marrim ftesa për tu bashkuar me masonët, ne nuk do t’i publikonim ato në asnjë medium. Ne nuk i inkurajojmë anëtarët tanë që të interesohen për masonët e lirë”, tha organizata NTC.

Ftesa e NUCA-s drejtuar cdo studenti tregon neglizhencë, sepse ajo nuk përmend faktin se lozha Daybrook në Nottingham, si dhe shumica e lozhave masonike, është një organizatë vetëm për meshkuj.

Një burim i konservatorëve i cili foli për “Evolve Politics” e kritikoi ashpër partneritetin dhe e konsideroi “thellësisht shqetësues”, pasi kjo lë të kuptohet se organizata po bën të kundërtën e një organizate gjithëpërfshirëse.

Skema e universiteteve është një përpjekje me ide dhe metoda te reja nga Lozha UGLE për të ndihmuar në krijimin e lidhjeve mes lozhave entuziaste dhe studentëve të rinj që kërkojnë të përfshihen në masoneri por që nuk dinë se nga tia fillojnë, tregohet ne faqen e tyre të internetit. Ajo shton se Masoneria gjithmonë ka qenë për atë se si burrat e mirë ti bëjë njerëz më të mirë.

Masoneria shihet si një organizatë ndërkombëtare me rreth 200,000 anëtarë në mbarë botën. Ajo është organizata më e vjetër dhe më e madhe jopolitike në botë, anëtarët e të cilës e quajnë njëri-tjetrin ‘vëllezër’ ose ‘vëllazëri’. Masoneria e cila ndonjëherë ngatërrohet nga njerëzit me Iluminatin, përbën një shoqëri që beson se universi ka një arkitekt, megjithëse masoneria nuk konsiderohet fe dhe lozhat e saj nuk ofrojnë vende adhurimi. Ajo është kritikuar për fshehtësinë e saj dhe është akuzuar se i shërben vetëm interesave të anëtarëve të saj dhe jo atyre të publikut.

Javën e kaluar, Lozha UGLE tha se “the Guardian” e kishte akuzuar atë në mënyrë të gabuar për veprim të fshehtë të lozhës brenda Universitetit të Westminsterit. Në një letër të hapur të publikuar në faqen e internetit the Freemasonry Today, shefi ekzekutiv David Staples i Lozhës UGLE i quajti akuzat keqinterpretim dhe diskriminim ndaj grupit të tij.

NUCA edhe më parë ka bërë tituj nëpër media, mbi një debat të ngritur në kampuset universitarë i cili thoshte se, gratë që vishen në menyrë provokuese kanë më shumë gjasa të sulmohen seksualisht./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne