Maxhoranca i çon Kuvendit raportin final: Nuk ka shkelje të rënda për shkarkimin e Presidentit Meta

Maxhoranca i shkon deri në fund tërheqjes së saj për të mos e shkarkuar Presidentin Ilir Meta, sic e kishte njoftuar në raportin paraprak të miratuar në 17 korrik në Komision Hetimor.

Sipas gjetjeve të këtij raporti me 48 faqe, nuk është konstatuar se kreu i shtetit ka bërë shkelje të rënda që të justifikojë shkarkimin e tij nga detyra.

Me 6 vota pro dhe me rezervat që shprehu deputeti Bashkim Fino për të mos i drejtuar Kuvendit sugjerime për zgjidhjen e ngërçeve të tilla, Komisioni Hetimor miratoi raportin që do i dërgohet Kuvendit ne seance te posaçme.

VOTIMI

DAKORT: 6 vota
KUNDER: Asnjë
ABSTENIM: Asnjë

Alimadhi nuk është prezent

BASHKIM FINO: PRO, por duke hequr pjeset qe ne i veme detyra Kkuvendit se nuk ka nevoje te vihen ne ate raport e kemi ne te drejten ti bejme kur te duash, s’jam per te bere relacione qe jane ne funksion te punes spne te perditshme. Nese ju e thoni qe ska shkelje te rende, dakort jam por jo me sugjerimet e fundit se me duken shume ofenduese dhe fyese te pakten per mua personalisht.

MANJA: 

Ky komision hetimor nuk pati fatin e shumë komisioneve të tjera hetimore që janë ngritur për problematika e përplasje të caktuara institucionale e politike me pare.

Eshte i pari komision që miraton një produkt përfundimtar që respekton ligjin për komisonet hetimore.

Produkti qe do votojme sot ka jo vetëm konkluzionet e hetimet dhe provat, por ka dhe propozime konkrete për zgjidhjen e cështjes.

Po aq e vërtetë është fakti që masa e kësaj shkelje në fakt e tejkalon tagrin e kompetencat e këtij komisioni hetimor sa kohë s’kemi një praktike e standart të elaboruar të gjykatës Kushtetuese se kush do konsiderohet shkelje e rëndë që do e cojë Kuvendin në procedurë votimi për shkarkimin.

Ky komision ka shtruar rrugën për seancën plenare që kurrsesi nuk kushtëzohet nga gjetjet tona si komison hetimror, do japë jo vetëm një vlerësim mbi provat dhe vlerësim politik.

Për të gjitha këto arsye, se do kemi një seancë plenare të posacme, ku garantohet koha e debatit, do kemi mundësi të shtjellojmë në mënyrë më të detajuar qëndrimet tona, unë do e konsideroj të suksesshëm veprimtarinë e komisionit hetimor, por s’jemi ndjerë asnjëri prej nesh në pozitë komode referuar produktit që do votojme sot e referuar kontributit që kemi dhënë jam i bindur që ky raport prej 48 faqesh do jetë një dokument parlamentar i rëndësishëm që do i referohen jo parlamentarët që do vijnë në legjislacionet e mënvonshme por pse jo dhe studentët e drejtësisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne