Sauditet dhe britaniket do prodhojne nje drame ku do sulmojne turqit dhe osmanet

Kineasti britanik Peter Weber do të nisi të prodhoj filmin “Mbretëria e Zjarrit” ku britanikët do u ‘tregojnë arabeve tiraninë osmane’. Ky film i cili bëhet nga britaniket rreth 103 vite pas rebelimit të arabëve kundër gjyshërve tanë osmanë, synon që të vazhdoj akoma të mbjelle urrejtje kundër muslimanëve evropianë (shqiptare) dhe anadollas (turq) në mesin e arabëve. Ashtu sikur Lawrenci i Arabisë i nxiti beduinët kunder osmanëve, edhe sot Peter Weber dhe britanikët po i nxisin kundër turqve.

Qendra e Transmetimit në Lindjen e Mesme (MBC) do të fillojë nga 17 nëntori transmetimin e dramës më të madhe arabe të vitit 2019. Drama me titull “Mbretëritë e zjarrit” ekspozon ‘tiraninë e osmanëve’.

Për ta bërë më të vërtetë këtë sulm të pashembullt kineasti britanik Weber ka mbledhur aktorë të njohur ku disa prej tyre të përfshirë që në episodet e para të dramës historike Khaled Al-Nabawi, Mahmoud Nasr, Kinda Hanna, Rashid Assaf, amd Mona Wassef.

Deri tani bëhet e dtur se drama u vizualizua nën mbikëqyrjen e një ekipi teknik global. Drama është quajtur nga autorët si një nga veprat më të mëdha të artit më të fundit, dhe synon te nxije e genjeje mbi historinë e osmanëve te cilet tregohen si agresore te arabeve dhe vrases.

Tani që nuk kanë më si ta sulmojnë Turqinë dhe historinë e saj pasi janë të mundur në çdo drejtim, ata po shpenzojnë miliarda dollarë për të krijuar një film mbi një histori që e kanë tjetërsuar sipas oreksit të tyre. Ky film do jete sikur filmi Skenderbeu qe ruset i ben shqiptareve. Ashtu sikur ruset i nxiten shqiptaret kunder turqve, ashtu edhe britaniket po i nxisin arabet kunder turqve. /Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne