“Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet në Sierra Leone”

Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur në rrëshqitjen e tokës pas përmbytjeve që goditën kryeqytetin e Sierra Leone, Freetown më 14 gusht.

Qeveria më herët pati deklaruar se 450 persona kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe organizatat humanitare njoftojnë se mbi 600 persona janë zhdukur në katastrofën natyrore dhe se janë të vogla gjasat që ndonjë të ketë mbijetuar.

Elenoroh Jokomie Metzger, kryetare e Shoqatës së Grave në fshatin Regent, tha se më shumë se 1,000 njerëz kanë humbur jetën dhe se numri i saktë nuk do të dihet kurrë.

Aksioni i shpëtimit dhe kërkimit për trupat e viktimave ka vazhduar, dhe reshjet e dendura kërcënojnë një katastrofë të re në këtë vend të Afrikës Perëndimore./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne