Rajoni

Mbi 150 shtetas të Kosovës vazhdojnë të mbesin në Siri

Grupi militant Shteti Islamik (IS) ka humbur shumicën e territorit në Siri, por atje vazhdojnë të mbesin më shumë se 150 shtetas të Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, aktualisht në zonat e konfliktit ka luftëtarë, gra dhe fëmijë nga Kosova.

“Numri i luftëtarëve aktualë që gjenden akoma në zonën e konfliktit është 56, ndërsa numri i luftëtarëve të kthyer në Kosovë, apo edhe në vendet tjera nga të cilat kanë udhëtuar për në zonën e konfliktit është 120”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës.

Nga vitit 2012 e deri me tani, një numër i madh i grave iu bashkëngjiten burrave kosovarë që shkuan për të luftuar në Siri.

“Këtyre luftëtarëve iu kanë bashkëngjitur familjarë të tyre, në zonën e konfliktit, duke përfshirë: 51 gra dhe 52 fëmijë. Aktualisht në zonën e konfliktit gjenden 44 gra, 48 fëmijë”, tha të hënën Policia e Kosovës.

OPINIONE