Mbi 4.000 familje të krishtera të zhvendosura kthehen në Mosul pas çlirimit

Louis Raphael Sako, Patriarku i Kishës Kaldease në Irak, udhëheqë Meshën në Kishën e Kaldeasve të Zemrës së Shenjtë më 20 janar 2018, në qytetin Tal Kaif, në veri të Mosulit.

Guvernatori i provincës veriore të Irakut të Ninivës thotë se mijëra familje të krishtera të zhvendosura janë kthyer në qytetin strategjik të Irakut, në Mosul qysh kur forcat qeveritare dhe luftëtarët aleatë nga Njësitë Popullore të Mobilizimit e kanë çliruar plotësisht atë nga kthetrat e terroristëve tekfiristë të Daesh-it.

Nawfal Hammadi tha të dielën se më shumë se 4.000 familje janë kthyer në kryeqytetin provincial, që ndodhen rreth 400 kilometra në veri të kryeqytetit, Bagdad, dhe kanë banuar në të dy anët e qytetit, në anën lindore dhe perëndimore.

Hammadi shtoi se shumica e familjeve të krishtera kishin kërkuar strehim në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit, pasi elementët e Daesh-it pushtuan zonat e tyre dhe i detyruan ata të largohen.

Zyrtari vuri në dukje se tani ka një numër të vogël familjesh të krishtera në provincën e Erbilit, të cilët do të kthehen në Mosul sapo të përfundojë viti akademik aktual.

Më 9 dhjetor 2017, kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi shpalli fundin e operacioneve ushtarake kundër grupit terrorist Daesh në vendin arab.

Burimi : Press TV/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne