Mbreti i Arabisë Saudite ia beson çështjet e shtetit zëvendësit të tij

Gjykata mbretërore e Arabisë Saudite ka vendosur që Mohamed ben Selman, djali i mbretit dhe princi i ri i kurorës i Arabisë Saudite në mungesë dhe në rast të udhëtimit të Selman ben Abdulaziz, mbretit të Arabisë Saudite jashtë vendit, të menaxhojë çështjet e vendit.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, Gjykata mbretërore e Arabisë Saudite sot (e hënë) ka njoftuar: Selman ben Abdulaziz, mbreti saudit sot do të udhëtojë jashtë vendit. disa aktivistë politikë thonë se mbreti Selman është i sëmurë, ndërsa disa të tjerë thonë se po përgatit terrenin për dorëzimin e pushtetit djalit të tij. Gazeta Rai Aljum duke cituar disa burime të afërta me Pallatin mbretëror të Arabisë Saudite, njofton për mundësinë e dorëheqjes së mbretit saudit në interes të djalit të tij Mohamed ben Selman, princi aktual i kurorës, në pesë muajt e ardhshëm./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne