Mbyllet xhamia Al Aksa për shkak të virusit korona

Organizata për çështjet e vakëfeve në ka dhënë urdhër për mbylljen e xhamisë Al Aksa për të parandaluar kështu përhapjen e virusit korona.

Qendra informative e Palestinës, njofton se organizata e vakëfeve në Kods me anë të një deklarate ka bërë të ditur mbylljen e xhamisë Al Aksa si masë për të parandaluar përhapjen e virusit korona. Vendimi për mbylljen e xhamisë është marrë pas këshillave të dhëna nga autoritetet mjekësore në qytetin Kods. Organizata në fjalë u ka kërkuar të gjithë palestinezëve që të respektojnë masat higjienike të marra për të parandaluar virusin korona. Deri tani 1071 izraelitë janë infektuar nga virusi korona prej të cilëve 1 ka humbur jetën dhe 20 të tjerë janë në gjendje të rëndë dhe kjo sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë ka rritur rrezikun e përhapjes së virusit korona./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne