Mbyllja e tregut në Vlorë, tregtarët në protestë: Nuk na kanë njoftuar, frutat dhe perimet do të prishen

Tregtarët në Vlorë protestojnë mëngjesin e kësaj të mërkure para Bashkisë, pasi u është mbyllur tregu. Një nga tregtarët është shprehur se për shkak se një person ka shkelur rregullat mbrojtëse janë penalizuar të gjithë.

Ndër të tjera tregtarët shprehen për Abc News se ata nuk janë njoftuar për një gjë të tillë dhe se kanë frikë se malli do ju prishet.

“Pse duhet të mbyllë tregun, unë me atë ushqehem. Vetëm na thanë mbylleni, por nuk na thanë kur do të hapet.

Çfarë shteti është ky që nuk lajmëron. 500 mije lekë mall që kam do mi japë shteti. Ato janë fruta perime dhe prishen nuk durojnë.

Nuk kemi asnjë kusht as ujë asgjë dhe tashmë na thonë ik”, është shprehur një tregtare.

Ndërkohë një tjetër është shprehur se nuk janë njoftuar në lidhje me një vendim të tillë./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne