Mbytet anija me qindra emigrant ne Greqi

Mbytja e një anijeje peshkimi në ujërat ndërkombëtare pranë qytetit të Pilos në Greqi, ka marrë përmasat e një tragjedie, teksa autoritetet greke kanë konfirmuar 79 të vdekur dhe të paktën 22 që po marrin ndihmën mjekësore. Anija e peshkimit transportonte emigrant të paligjshëm, teksa mendohet se në bordin e saj janë ende rreth 700 persona në pritje për t’u shpëtuar, çka shton rrezikun e përkeqësimit të bilancit të pasojave të tragjedisë.

Qendra e koordinimit të shpëtimit është bërë qyteti I Kallamatës, ku edhe janë dërguar të evakuuarit e parë për të marrë trajtimin mjekësor, të cilët kanë konfirmuar se në bordin e anijes së peshkimit ka të paktën 8 gra shtatzëna dhe fëmijë. Autoritetet greke kanë vërshuar drejt Peloponezit, teksa aty ka mbërrityur edhe presidentja Katerina Sakellaropoulo, që ka kërkuar trajtimin e situatës me rëndësi të madhe dhe minimizimin e dëmeve. Aktualisht grekët po organizojën disa operacione shpëtimi, për të mundësuar nxjerrjen në breg të të gjithë njerëzve që kanë mbetur ende në anijen e peshkimit, e cila po mbytet në ujërat ndërkombëtare ne Egje. Ndërkohë, në zonën e portit është krijuar edhe një klinikë në qiell të hapur, ku mjekët grekë po u japin ndihmën e parë personave të shpëtuar nga operacionet e marinës greke. Mbytja e anijes së peshkimit ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, teksa në bordin e saj ka pasur emigrantë nga Afganistani, Pakistani, Siria dhe Palestina.

BURIMI: Top Chanel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress