Më 18 shtator fillon votimi, për votuesit jashtë kosovës

42 mije e 300 aplikacione për votime jashtë vendit, prej tyre 5900 aplikime me postë elektronike kanë arritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kjo është bërë e ditur sot në mbledhjen e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ ka bërë të ditur se këto aplikime nuk janë numri definitiv dhe aplikuesit potencial. ‘Këto janë vetëm regjistrime të suksesshme që të votojnë jashtë Kosovës’ tha Daka.

Anëtari i PDK-së, Ilir Gashi  kërkoj që në shqyrtimin e këtyre aplikimeve se kush ka drejtë vote e kush jo të marrin pjesë edhe vëzhgues të partive politike, në mënyrë që ky proces i aplikimeve nga jashtë Kosovës, të përfundojë në mënyrën me të mirë të mundshme.

Me 18 shtator fillon periudha e votimit, për votuesit jashtë vendit./Kp

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne