Rajoni

Medresistët në Kosovë shënojnë sukses të madh në garat e matematikës

Nxënësit e shkollës Maarif në Kosovë kanë shënuar sukses të madh në garat e matematikës në nivel të Republikës së Kosovës të organizuara nga instituti ATOMI.

Në këtë garë, dy nxënës të klasës së tetë kanë arritur që të fitojnë medalje në kategorinë përkatëse.

Nxënësit fitues nga shkollat Maarif në Kosovë, Almir Dërguti dhe Nadir Ymeri, morën pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave.

Kjo garë është e hapur për të gjitha shkollat në Kosovë ndërsa shpërblehen vetëm 45 më të mirët.

Qëllimi i aktiviteteve të Shoqatës “Kangaroo Sans Frontieres” është promovimi dhe organizimi i garave ndërkombëtare të matematikës në shtetet anëtare, ku në të njëjtën ditë zhvillohet i njëjti provim, gjë e cila tregon seriozitetin dhe suksesin e këtij organizimi.

Nxënësit i nderoi me pjesëmarrje në ceremoninë e ndarjes së certifikatave edhe drejtori i përgjithshëm i shkollave Maarif të Kosovës, Mesut Özbaysar, i cili i përgëzoi nxënësit dhe familjet për suksesin e arritur.

Özbaysar gjithashtu i përgëzoi edhe mësimdhënësit për punën e bërë më nxënësit. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe ministri i Arsimit i Republikës së Kosovës, Shyqiri Bytyqi, i cili ndau gëzimin e këtij e suksesi me shkollat Maarif në Kosovë./frekuenca

OPINIONE