Merkel: Evropa e bashkuar vetëm kur të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor

Ndërkohë që Serbia dhe Mali i Zi i kanë hapur negociatat me BE-në dhe kanë përparuar në to, në qershor vendimi për hapjen e tyre për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u shty për në muajin tetor, pavarësisht pretendimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Rama se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Franca dhe Holanda qenë veçanërisht kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por edhe sinjalet nga Parlamenti i Gjermanisë nuk janë optimiste.

Sipas analizave, por edhe sipas deklaratave të Kryeministrit Rama dhe të drejtuesve të Maqedonisë së Veriut, ka një shqetësim në BE nëse mund të merren vendime të ndryshme për hapjen e negociatave me secilin prej këtyre dy vendeve.

Ndërkohë që fqinjët e Shqipërisë e përmbushën kushtin e vënë nga Greqia për ndryshimin e kushtetutës dhe të emrit të republikës, në Shqipëri kriza politike veçse është thelluar.

Lidhjet e Partisë Socialiste dhe të qeverisë Rama me krimin, të mbështetura nga përgjimet për vjedhjen e organizuar të votave, zhbërja e sistemit të drejtëisë në vend, shkalla e lartë e korrupsionit në qeverinë shqiptare, si dhe votimet njëpartiake të 30 qershorit, në dhunim të dekreteve të presidentit, pritet të kenë ndikim në vendimin e Këshillit Evropian për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne