Merkel: Racizmi është një helm në shoqërinë tonë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se racizmi është një helm dhe ky helm gjendet në shoqërinë e tyre.

Merkel, në lidhje me sulmet e armatosura ndaj dy lokaleve në qytetin Hanau, që la 9 persona të vdekur, zhvilloi një konferencë për shtyp në kryeministri.

Ajo tregoi se ka marrë informacion në lidhje me rastin prej Ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, Ministres së Drejtësisë, Christine Lambrecht, nga Kryeministri i shtetit federal Hessen Volker Bouffier dhe kryetari i Komunës së Hanau, Claus Kaminsky.

Merkel tha se gjatë Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që sot do të marrë pjesë në Bruksel, do të marrë informacion rreth hetimit dhe gjendjes së plagosurve.

Kancelarja gjermane gjithashtu tha se ka zhvilluar një bisedë edhe me presidentin e vendit, Frank-Walter Steinmeier. “Është shumë herë për një vlerësim të saktë. Por, do të bëhen çdo përpjekje për të ndriçuar të gjitha prapaskenat e këtyre vrasjeve të tmerrshme”, u shpreh Merkel.

Ajo potencoi se shumë gjëra tashmë tregojnë se sulmuesi ka vepruar me arsye të ekstremit të djathtë dhe raciste. “Racizmi është një helm, edhe urrejtja është helm. Ky helm gjendet në shoqërinë tonë”, theksoi kancelarja gjermane.

Merkel tha se ky helm ka shkaktuar shumë krime në vendin e saj, duke tërhequr vëmendjen në vrasjet e organizatës terroriste të ekstremit të djathtë NSU në vitet 2000-2007 në Gjermani, vrasjen e vitit të kaluar të Guvernatorit të rajonit Kassel, Walter Lübcke dhe sulmin ndaj një sinagoge dhe bufesë së donerit.

“Qeveria gjermane dhe të gjitha institucionet shtetërore janë në anën e së drejtës dhe nderit të të çdo individi në vendin tonë”, tha Merkel duke shtuar se qëndrojnë me të gjithë fuqinë me vendosmëri kundër atyre që përpiqen ta ndajnë Gjermaninë.

Një terrorist racist të mërkurën mbrëma vrau të paktën 9 persona në qytetin perëndimor Hanau, afër Frankfurtit.

Autori i krimit, i cili kishte në shënjestër dy lokale, është identifikuar nga forcat e sigurisë si 43-vjeçari Tobias R.

Në mesin e viktimave ndodhin edhe pesë turq.

Hanau ndodhet rreth 20 kilometra në lindje të Frankfurtit dhe ka një popullsi prej afër 100 mijë banorësh./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne