Mësueses i ndalohet hyrja në xhaminë Aksa në Jeruzalem

Autoritetet izraelite kanë ndaluar një grua palestineze që banon në Jerusalemin e pushtuar për të hyrë në xhaminë Al-Aqsa për gjashtë muaj.

Hanadi Halauani,mësuese, shkroi në një postim në Facebook se autoritetet izraelite nxorrën një urdhër që ndalonte qasjen e saj në Xhaminë e Shejtë, al-Aksa në Jerusalem, Kuds.

Hanadi Halauani u arrestua më 20 shkurt nga shtëpia e familjes së saj para se të lirohej shkurtimisht.

Ajo ishte ndaluar më parë të hyjnë në xhami disa herë, më së fundi u ndalua për gjashtë muaj.

Policia izraelite e thirri Hanadi Halauanin për ta marr në pyetje para se t’i dorëzohej urdhëri i ndalimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne