Mësuesja na e ‘prishi’ agjërimin!

nga Mexhid Yvejsi.

Në vitin 1959, në klasën e 3-të fillore, gjithë klasa ishin marrë vesh që për Ramazan të agjërojmë të gjithë ditën e parë!

Mësuesja kishte dëgjuar dhe posa hyri në klasë me rreptësi tha: Kush inon (agjëron) le të çohet në këmbë! Edhe pse gati gjithë klasa agjëronte, vetëm dy vetë u çuem në këmbë. Mësuesja na kapi për flokë, me shtagë na ra shpinës dhe na detyrojë të pimë ujë pranë shkollës. Shoku im nuk piu ujë, por e lagu këmishën afër fytit.! Unë isha më i vogël piva pak ujë, shoku më tha mos pi se oshtë gjynah. Kur u ktheva në shtëpi, baba më pyeti, a mujte me inue? Po, babë, por na prishi mësuesja! Qysh? I kallxova babës, ishte hoxhë, hafiz, ai më tha: ‘Nuk e ke prishë agjërimin, por ta ka ‘prishë’ mësuesja, nëse mundesh me vazhdu deri në akshom ndreqet! Prej asaj dite kanë kaluen 60 vjet, ne gjallë, mësuesja moti ka dekë!/korrespodenti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne