Meta nderon Alija Izetbegović, i çon lule të varri

Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte sot në Sarajevë në kuadër të Samitit të Sarajevë, ku ndër të tjera pati një takim edhe me homologune tij në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski.

Por Meta vizitoi edhe kreun e parë të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës, Alija Izetbegović. Presidenti shkoi në varrin e të ndjerit dhe i la një tufë me lule në shenjë respekti.

Në një status në rrjetet sociale, ai shkruan gjithashtu se ka një respekt të veçantë për Izetbegović dhe do e nderojë sa herë që shkon në Sarajevë.

Nga jeta plot privacione dhe sakrifica, e këtij burri të madh shteti si Alija Izetbegović, mjafton dhe kjo trashëgimi që ka lënë, për ta nderuar sa herë vij në Sarajevë.????

“Do të sakrifikoja paqen për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës, po për paqen në Bosnje-Hercegovinë nuk do të sakrifikoja sovranitetin”.

Alija Izetbegović,”– shkruan Meta krahas fotos ku shihet mbi varrin e kreut të parë të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës.

 

 

 

burimi:/dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne