Middle East Eye: Arabia u jepe ryshfete deputetëve anglezë

Gazeta Middle East Eye në një artikull të saj ka shkruar se në vitin 2017, Arabia Saudite u ka dhënë 130 mijë dollarë ryshfete deputetëve të parlamentit anglez. Kjo shumë nuk përfshin shpenzimet e pritjeve që u janë bërë deputetëve anglezë nëpër hotelet luksoze dhe shpenzimet e tyre me avion gjatë vizitave që kanë kryer në Arabinë Saudite.

Gazeta në fjalë përmend një raport dërguar në parlamentin e Anglisë ku flitet mbi shkeljen e ligjit të konfliktit të interesave nga ana e deputetëve. Në këtë raport thuhet se më shumë se 13 deputetë të parlamentit anglez kanë marrë të paktën 116 mijë dollarë ryshfet nga Arabia Saudite. Liam Bern është një prej deputetëve të partisë Laburiste të Anglisë i cili ka marrë nga Arabia Saudite shumën prej 9 mijë dollarë dhe në total Riadi ka paguar 130 mijë dollarë për deputetët anglezë. Ndërkohë deputetët e lartpërmendur kanë insistuar që Londra të lëshojë lejen për shitjen e armatimeve Arabisë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne