Ministri grek i mbrojtjes: Bisedimet me Turqinë po përparojnë në një atmosferë të mirë

“Ne do ti mbajmë hapur këto kanale (komunikimi) dhe do të vazhdojmë përpjekjet për të marrë rezultatin më të mirë”, tha ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Evangelos Apostolakis në lidhje me bisedimet që vazhdojnë në Athinë mes delegacioneve.

Këto deklarata Apostolakis i bëri gjatë vizitës në kantieret e anijeve të flotës greke Skaramangas dhe Elefsine, ku vlerësoi edhe bisedimet që vazhdojnë në Athinë ndërmjet delegacioneve të Ministrive të Mbrojtjes së Turqisë dhe Greqisë.

Bisedimet mes komisioneve të përziera nga të dyja palët në drejtim të masave për rritjen e besimit vazhdojnë,- u shpreh Apostolakis, dhe shtoi: “Ne do ti mbajmë hapur këto kanale (komunikimi) dhe do të vazhdojmë përpjekjet për të marrë rezultatin më të mirë”.

“Bisedimet dhe përpjekjet po përparojnë në një atmosferë të mirë. Me zbatimin e këtyre masave (për ndërtimin e besimit) do t’ia arrijmë të reduktojmë tensionin në Egje dhe do të mund të eliminojmë shqetësimet lidhur me ndonjë incident apo ndonjë kontakt të afërt (përplasje), që mund të dalë jashtë kontrollit”,- sqaroi ministri grek.

“Nëse do të jetë e nevojshme edhe delegacionet tona mund të shkojnë në Turqi”, shtoi ai.

Deklaratat e ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, në lidhje me këto bisedime Apostolakis i vlerësoi me këto fjalë: “Me aq sa duket ndajmë të njëjtat shqetësime lidhur me reduktimin e tensionit dhe problemeve”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne