Ministri i Drejtësisë Gul: Perëndimi duhet të reagojë kundër sulmeve ndaj xhamive dhe islamit

Ministri i Drejtësisë, Abdulhamit Gyl (Gül) zhviloi një vizitë në xhaminë e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I ndodhur në Nju-Jork (New York) për pjesëmarrje në aktivitetet e organizuara me rastin e Ditës Turke, ministri Gyl inspektoi xhaminë në qytetin Nju-Hevën (New Haven) të Konektikatit (Connecticut), të cilës iu vu zjarri muajin e kaluar, ndërsa u informua nga zyrtarët.

Në fjalën e mbajtur këtu ministri Gyl tha se viteve të fundit është shtuar numri i sulmeve ndaj xhamive në botë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Është e qartë që këto lloj sulmesh do të shtohen për deri sa politikanët dhe mediat e botës perëndimore nuk shfaqin reagimin e tyre. Perëndimi duhet ta shfaqë reagimin më të lartë kundër këtyre sulmeve dhe sulmeve kundër islamit”.

Duke vënë në dukje se më 12 maj ka ndodhur një sulm i papranueshëm për njerëzimin, ministri Gyl tha: “Ne si pjesëtarë të fesë islame, që është një fe e paqes, në emër të njerëzimit dënojmë këtë sulm që ndodhi në muajin e vëllazërisë dhe solidaritetit”.

Gyl gjithashtu bëri të ditur se kanë një mentalitet që i dënon me forcë sulmet pa marrë parasysh kundër cilit tempull ndërmerren ato, ndërsa shtoi se “Në qoftë se njerëzimi dënon me forcë këto sulme dhe në qoftë se ne e shprehim me zë të lartë reagimin tonë, atëherë nuk do t’ju vihet zjarri as xhamive, as kishave e as sinagogave”.

Ministri i Drejtësisë tha se rinovimi i xhamisë do të përfundojë brenda një kohe të shkurtë.

Këtë vit kanë filluar edhe punimet për zgjerimin e xhamisë, e cila u ndërtua në vitin 2009, dhe për ndërtimin e minareve./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne