Ministri i Jashtëm i Katarit: Libani, viktima e fundit e fushatës shantazhuese të Arabisë Saudite

Ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani deklaroi se Libani është objektivi më i fundit në një fushatë shantazhi të Arabisë Saudite, duke theksuar se regjimi i Riadit është thjesht një “cub” që rrezikon të destabilizojë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Duke folur në një tryezë të rrumbullakët në një konferencë në Londër, diplomati më i lartë i Katarit deklaroi se dorëheqja e Kryeministrit libanez Saad Hariri ishte një vendim saudit dhe sundimtarët sauditë e detyruan Haririn të japë dorëheqjen gjatë kohës së qëndrimit të tij në Riad. “Libani është një vend i brishtë dhe presioni ndaj kryeministrit për të dhënë dorëheqjen dhe për të krijuar një vakum pushteti në një vend, i cili është shumë i ndjeshëm për të gjithë, është një politikë kundërproduktive e regjimit saudit”, tha Al Thani. Ai shtoi: “Arabia Saudite është një vend i madh që shantazhon një vend të vogël, e kemi parë këtë në Katar dhe tani po e shohim përsëri në Liban. Al Thani bëri gjithashtu një referencë ndaj bojkotit diplomatik dhe tregtar të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Katarit, duke thënë se një listë e 13 kërkesave të lëshuara nga Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti në këmbim të heqjes së kufizimeve ishin të papranueshme dhe një “tregues të qartë se ata nuk duan të zgjidhin mosmarrëveshjet”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne