Ministrja e Shëndetësisë: Çerdhet dhe kopshtet do të hapen më datë 1 qershor

Më datë 1 qershor do të bëhet e mundur hapja e kopshteve dhe çerdheve. Në një video-mesazh nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se më datë 1 qershor do të nisë hapja e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private.

Ministrja shtoi më tej se kopshtet dhe çerdhet publike e private duhe të kenë parasysh edhe protokollin e sigurisë, për të cilin do të njoftohen në ditët në vijim.

Nëse gjithçka shkon siç e kemi planifikuar, kopshtet dhe çerdhet publike do të hapen nga 1 qershori. Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar edhe nevojën e standarteve. Protokollet e sigurisë do të bëhen në diët në vijim, ku do të ngarkohen për zbatim të gjitha institucionet përgjegjëse,”- tha Manastirliu./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne