Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme paralajmëroi dorëheqje

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallström, paralajmëroi sot se ka ndërmend të dorëhiqet nga posti.

“Ka ardhur koha kur doemos duhet të kalojë më shumë kohë me bashkëshortin tim, fëmijët dhe nipat”, shkroi Wallström në Twitter.

Ajo shtoi se ka njoftuar kryeministrin për qëllimin e saj të braktisë Qeverinë e Suedisë dhe postin e ministres së Punëve të Jashtme.

Wallström nuk theksoi se kur zyrtarisht do të japë dorëheqjen./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne