Opinion

Mos derdhni lot për Bernard Lewisin, mendimtarin e madh të luftës në Lindjen e Mesme

Për dekada me radhë, Bernard Lewis, i cili ndërroi jetë para pak ditësh, ofroi një arsyetim intelektual dhe moral mbi fanatizmin dhe luftën në Lindjen e Mesme

nga Peter Oborne.

Është zakon që për të vdekurit të flitet mirë. Unë do desha të mos e respektoj këtë traditë për rastin e Bernard Lewisit, një historian i Islamit dhe i Lindjes së Mesme, i cili vdiq gjatë fundjavës në moshën 101 vjeçare. Nuk më vjen ndërmend asnjë studiues i kohërave moderne që të ketë kryer të paktën gjysmën e dëmit të shkaktuar prej tij. Lewis ishte intelektualisht një figurë vigane. Kjo do të thote se ai kishte aftësinë për të bërë mjaft të mira të madha.

Në vend të kësaj, ai u bë një mendimtar dhe ideolog i lartë për luftërat katastrofike që kanë shkaktuar gjakderdhje në të gjithë Lindjen e Mesme, duke bërë ndërkohë dëme të pakufizuara edhe për pozitën e Shteteve të Bashkuara.

Një qasje raciste

Influenca e Lewisit vazhdon ende në ditët e sotme. Sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-shefi i CIA-s Mike Pompeo deklaroi më 20 maj: “Të kuptuarit tim për Lindjen e Mesme i’a kam borxh punës së tij”. Ndryshimi i regjimit në Iran ishte një nga projektet politike të Bernard Lewisit. I frymëzuar nga heroi i tij intelektual, Pompeo mund të jetë duke u pregatitur për të arritur qëllimin e tij.

Ne kemi qenë këtu edhe më parë. Lewis ishte lider i moralit për një grup të vogël intelektualësh që argumentuan mbi pushtimin e Irakut në vitin 2003. Brenda disa ditësh nga sulmet ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, ai filloi të bënte agjitacion për rënien e Sadam Huseinit, duke shprehur opinione që i kënaqnin neokonservatorët e ngutur për veprime ushtarake në Lindjen e Mesme.

Më vonë, duke mashtruar me dinakëri deklaroi se kishte qenë kundër pushtimit të Irakut. Këto janë gjepura. Ai ishte i përfshirë drejtpërdrejt. Edhe para 11 shtatorit ai kishte luftuar për ndryshimin e regjimit në Irak. Pasi ndodhi ndërhyrja ushtarake, rasti i vjen në dorë. Lewis ishte atje kur Bordi i Politikave të Mbrojtjes të Pentagonit mbajti takimin e tij të njohur për të shqyrtuar veprimet ushtarake kundër Irakut në fund të shtatorit 2001.

Lewis i tha bordit se Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin të ashtuquajturit reformatorë demokratikë në Lindjen e Mesme, “si miku im këtu, Ahmed Chalabi”. Si një nga ekspertët kryesorë të Islamit në botë, Bernard Lewisi nuk kishte përgjegjesi për renien e Chalabit, sharlatanit që udhëhoqi Kongresin Kombëtar Irakian. Megjithatë, me veprimet e tij ai solli pasoja të tmerrshme të cilat Lindja e Mesme vazhdon ti vuajë edhe sot e kësaj dite.

Gabimi i Lewis për Irakun ishte një manifestim i një pikëpamje të shëmtuar ndërkombëtare që përfshinte një përqasje lakuriqe raciste në Lindjen e Mesme. Ai i tha zëvendëspresidentit Dik Çeni: “Unë besoj se një nga gjërat që duhet të bëni tani për arabët është ti godisni në ballë me një hu të madh, arabët e respektojnë forcen”.

Arsyetimi intelektual për luftë

Lewis u zgjerua në këtë pikëpamje në një seri librash dhe leksionesh ku pikturoi një botë myslimane që po vështronte mbrapa, me një urrejtje kundër një Perëndimi modernizues dhe virtuoz. Ishte ai, dhe jo Samuel Huntingtoni, i cili shpiku frazën “përplasja e qytetërimeve”.

“Ne po përballemi me një humor dhe një lëvizje larg nga tejkalimi i nivelit të çështjeve, politikave dhe qeverive që i ndjekin ato”, vëzhgoi Lewis në vitin 1990, duke shtuar: “Kjo nuk është gje tjeter më pak se sa një përplasje e qytetërimeve, ndoshta disi iracionale, megjithate një reagim i vërtetë historik i një rivali të vjetër kundër trashëgimisë sonë judeo-krishtere, të pranishmes sonë laike dhe zgjerimit mbarëbotëror të të dyjave”.

Pikëpamja se Islami dhe Perëndimi janë të përfshirë në një betejë ekzistenciale për mbijetesë ka dëshmuar shumë ndikim në të dy anët e Atlantikut. Ajo formëson të menduarit zyrtar sot për sot. Megjithatë, ajo është e ngarkuar me kontradikta. Nëse bota po përballet me një luftë qytetërimesh, pse shtetet mbeten aktorët e fuqishëm në çështjet botërore? Nëse Islami është në luftë me Perëndimin, atëherë pse shtetet e mëdha islamike (Egjipti, Malajzia, Turqia, Arabia Saudite, etj.) janë aleate për pjesën më të madhe të Perëndimit?

Një propagandues kundër Islamit

Lewis ishte po ashtu fajtor edhe për rënien katastrofike intelektuale. Për ta thënë më qartë, 1.8 miliardë myslimanët e sotëm në botë nuk mendojnë të gjithë njësoj. Lewis shpesh shkruante sikur ata ishin të një mendjeje. Asnjë person i vetem nuk mundet ose duhet të fajësohet për të gjitha vdekjet dhe shkatërrimet që po përjetojmë në Lindjen e Mesme. Por Lewis mban pergjegjësine e tij, sepse ai ka ofruar arsyetimin intelektual dhe moral për fanatizmin dhe luftën.

Mbase këtë nuk mund do ta kuptoni nga leximi i gazetave të sotme. Wall Street Journal, The Times, Daily Telegraph dhe shumë media të tjera janë të mbushura me plot nekrologji lavdërimesh për një nga mendjet e urta më të mëdha të kohës sonë.

Mbi 30 vite më parë, Lewis u kap në një seri polemikash të ashpra me kritikun letrar palestinez Edward Said.

Të dy mendimtarët e mëdhenj u goditën fort me njëri tjetrin në këto debate, por une besoj se Said ishte më i bindshëm kur argumentoi se “thjesht Lewis nuk mund të merrej vesh me diversitetin e jetës muslimane, sepse sipas tij kjo jetesë ishte dicka e mbyllur dhe e huaj, krejtesisht e ndryshme nga jetesat e tjera.”

Në qendër të sulmit të Saidit ndaj Lewis ishte pohimi se ai ishte më pak objektiv si studiues dhe më tepër një propagandues kundër Islamit dhe botës arabe. Kontradiktat ende vashdojnë, por mendimi im është se historia ka për tu pajtuar se Said kishte pasur të drejtë. Ndërkohë, që një luftë tjetër po i afrohet përsëri Lindjes së Mesme, këtë herë ndaj Iranit, ndikimet dhe qëndrimet e Lewisit mbeten të mëdha./middleeasteye/Gazeta Impakt

OPINIONE