Islamofobi

Muslimanët në Britani kërkojnë hetim për islamofobi në radhët e konservatorëve

Unioni më i madh i organizatave muslimane në Britani ka kërkuar që autoritetet kompetente të vendit zyrtarisht të hetojnë islamofobinë e pretenduar brenda Partisë Konservatore qeverisëse.

“Sot ne i kemi shkruar EHRC-së që zyrtarisht të kërkojë një hetim nëse Partia Konservatore ka shkelur Aktin e Obligimeve të saja ndaj islamofobisë”, thuhet në një postim të Këshillim Musliman të Britanisë (MCB) në rrjetet sociale, raporton AA.

Kërkesa e MCB për hetim vjen pasi Komisioni për Barazi dhe të Drejta të Njeriut (EHRC) tha se ka nisur hetim për të parë nëse Partia Laburiste e opozitës “diskriminoi në mënyrë të paligjshme, ngacmoi apo viktimizoi njerëzit për shkak se ata janë hebrenj”.

MCB paraprakisht kishte shkruar dy letra për liderin e partisë konservatore dhe kryeministres Theresa May për të hetuar pretendimet për islamofobi brenda partisë së tyre.

Incidentet islamofobike kanë shënuar rritje të ndjeshme shkaku i disa faktorëve, siç janë Brexit apo proliferimi i grupeve të ekstremit të djathtë që shpërndajnë keqkuptime për imigracionin dhe besimin.

MCB vazhdimisht ka kërkuar nga kryesia e Partisë Konservatore që të merret me çështjen e islamofobisë brenda partisë dhe të hetojë anëtarët e partisë konservatore të akuzuar për islamofobi.

Komentet islamofobike nga anëtarë të partisë konservatore dhe nga këshilltarët janë gjetur online, me disa që bëjnë thirrje për bombardimin e xhamive, dhe me të tjerë që japin komente raciste për kryebashkiakun e Londrës Sadiq Khan dhe Sekretarin e Shtetit Sajid Javid, që është nga radhët e konservatorëve.

Vitin e kaluar, ish-ministri i jashtëm Boris Johnson krahasoi gratë që veshin veshje islame me “grabitësit e bankave dhe kutitë e letrave”. Komentet e tij shkaktuan reagime mbarëkombëtare, por një hetim i zhvilluar brenda konservatorë e shpalli të pafajshëm.

Partitë Laburiste dhe Liberal Demokrate kanë miratuar një definicionin funksional të islamofobisë nga një grup parlamentar i të gjitha partive (APPG) mbi myslimanët britanikë, por duke dështuar të bëjë të njëjtën gjë, Partia Konservatore po ballafaqohet me kërkesa të shumta për ta miratuar definicionin pasi nuk arriti të trajtojë islamofobinë në rritje brenda radhëve të saja.

Deputetit laburist Naz Shah më herët gjatë këtij muaji ftoi të gjitha partitë të miratojnë definicionin funksional të islamofobisë. Ajo tha se Partia Konservatore po “dëshiron të orkestrojë” refuzimin e definicionin të islamofobisë dhe madje “nuk po e pranon atë”.

APPG në një raport të vitit të kaluar thotë se muslimanët britanikë përballen me krime të urrejtjes në nivele të larta dhe dha një definicion të ri për islamofobinë.

“Islamofobia ka rrënjët e saja në racizëm dhe është një formë e racizmit që ka për cak muslimanët e shpallur apo muslimanët e perceptuar”, thuhet në definicionin e APPG-së.

Të dhënat zyrtare nga raporti thonë se rreziku i të qenit viktimë e krimit të urrejtjes racore ishte më i lartë për muslimanët me 1,7 për qind krahasuar me jomuslimanët me 2,2 për qind.

Sipas “Tell MAMA”, grupit që regjistron krimet e urrejtjes kundër muslimanëve, Islamofobia në Britani ka marrë hov pas sulmeve terroriste në vitin 2017 në Londër dhe Manchester./AA

OPINIONE