Rajoni

Myftinia e Shkupit reagon kundër paradës së pederave

Myftinia e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Shkup ka reaguar ndaj manifestimit “Parada e Krenarisë” që për herë të parë u organizua në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA).

Në reagimin e Myftinisë së Shkupit thuhet se “me indinjatë të thellë” janë përcjellë zhvillimet e fundit “në drejtim të justifikimit të aktiviteteve të LGBT-së”, që, sipas myftinisë, është shkak për shkatërrimin e bërthamës së shoqërisë – familjes.

“LGBT është një çregullim (sëmundje) bilogjik dhe psikologjik në kundërshtim me natyrën njerëzore dhe mësimet islame bazuara në fjalët e All-llahut të Lartëmadhëruar. Bazuar në këtë, tentimi i justifikimit të LGBT-së në nivel të shoqërisë dhe ligjit-shtetit është një angazhim për formimin e një identiteti që asnjëherë nuk mund të pranohet si normal”, qëndron në kumtesën e Myftinisë së BFI-së.

Myftinia e Shkupit gjithashtu ka shprehur shqetësim të thellë për “aktivitetet e tilla të cilat janë me pasoja shumë të rënda në shoqëri”, duke përmendur mes tjerash pengesën për zhvillim të shëndoshë të llojit njerëzor dhe përhapjen e sëmundjeve të ndryshme, siç është AIDS.

“Duke marrë parasysh këto dhe shumë pasoja tjera, Myftinia e Shkupit apelon deri te organet relevante për të ndihmuar këtë kategori njerëzish të trajtohen dhe rehabilitohen në mënyrën më të shëndoshë që të integrohen dhe të jenë të dobishëm për shoqërinë njerëzore”, thuhet në fund të reagimit të Myftinisë së Shkupit.

Më herët gjatë ditës, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut për herë të parë është organizuar “Parada e Krenarisë”, organizim i cili është përcjellë me masa të shtuara të sigurisë.

Paralel me këtë marsh, në Shkup u organizua edhe një kundër-marsh, nën moton “dua familje tradicionale”. Ky marsh u organizua nga disa shoqata joqeveritare, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe priftërinj./ AA

OPINIONE