Shqiperia

Na mbyti krimi dhe droga… Pas Holandës, edhe shteti ‘i preferuar’ i shqiptarëve kërkon vizat….

Vendimi i parlamentit të Holandës për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë ka nxitur dhe vete të tjera në Europë, pjesë e BE ose jo, që të kërkojnë rishikimin e procedurave për qytetarët shqiptarë.

Në mediat e Zvicrës këto ditë kanë mjaft reagime publike që kërkojnë që ky vend të ndjekë shembullin e Holandës, për të frenuar sipas tyre, kriminalitetin që vjen nga komuniteti shqiptar. Një zyrtar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës ka kërkuar që institucionet e këtij shteti të kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët.

Edhe pse nuk është anëtare e BE, Zvicra është në zonën Schengen të lëvizjes së lirë të qytetarëve. Politikani zvicerian Lorenco Quadri thotë se kërkesa e Holandës i intereson dhe Zvicrës, pasi ky vend është pjesë e zonës Shengen.

Por veç Zvicrës kërkesa e Holandës është pasqyruar gjerësisht dhe ne median franceze. Një numër i madh mediash të këtij vendi shkruajnë se kërkesa e Holandës është një mënyrë e mirë për të frenuar kriminalitetin dhe trafiqet, që sipas tyre, vijnë nga emigrantët shqiptarë./standard

OPINIONE