Bota

Ndërtimi i një vendbanimi sionist në jug të xhamisë Al Aksa

Përfaqësuesit e Knesetit (parlamentit) të regjimit sionist kanë miratuar planin për ndërtimin e një vendbanimi për sionistët në jug të xhamisë Al Aksa.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, sionistët thuhet se do të shkatërrojnë një park në jug të kësaj xhamie, për të ndërtuar këtë vendbanim sionist. Duke krijuar vendbanime sioniste, regjimi izraelit po kërkon të ndryshojë strukturën gjeografike të territoreve palestineze dhe t’u japë sionistëve mundësinë për të konsoliduar dominimin e tyre në territoret palestineze. Nga ana tjetër, dje Qendra informative e Palestinës njoftoi se Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën në mbrëmje kanë hapur zjarr në drejtim të një automjeti palestinezë në afërsi të fshatit Dejr Abu Mash’al në Ramallah ku si pasojë katër palestinezë janë plagosur dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike./ PT

OPINIONE