Ndryshimet në Kodin Penal Shqiptar dhe “Kodi i Vjedhjes”

Nga Shemsi Prençi

Prokuroria dhe SPAK në “arrest shtëpie”..!

Pandemia Covid-19 prej më se 4 muaj është kryefjala e çdo qeverie në të gjithë globin…! Padyshim se të gjitha stacionet televizive në të gjitha vendet e botës i kanë kushtuar vëmendje dhe ashtu si ekipet e mjekëve, infermierëve, policëve edhe ekipet e gazetarëve konsiderohen si profesionistët më të guximshëm, më humanët dhe kjo për faktin se kanë depërtuar, duke rrezikuar edhe jeten, në çdo vatër të Covid-19, duke përcjellur në kohë reale situatat konkrete por dhe zërin e ekspertëve se si të mbrohemi nga virusi vdekjeprurës.
Në Shqipëri mediat e kanë patur pothuajse më të vështirëgjurmimin dhe trasmetimin e situatës reale në lidhje me Covid-19,sepse në pjesën më të madhe qeveria e ka trajtuar “top sekret” të vërtetën për testimet dhe shkallën e prekshmërisë së popullatës nga Covit-19, gjë e cila po del në driten e diellit ditët e fundit me shpërthiminne vatrave të reja në Burgje dhe Fasonerit, si dhe me rritjen disi të testimeve, por dhe shprehjet nën zë të ekspertëve epidemiolog dhe infeksionist dhe që po trondisin opinionin publik të “mbarsur” keqas nga reklamoqeveria….!
Tashmë po lexohet “strategjia” e qeverisë e cila që në ditën e tretë të publikimit të pacientit “zero”, e kaloj të gjithë popullatën në “arrest shtëpie” edhe pse OBSH ka disa norma dhe standarte për aplikimin e “distancimit social” dhe “ karantinimin e pjesshëm ose të gjithë popullatës” në rastet epidemive dhe pandemive….!
Kjo mundet të konsiderohet si shenja e parë e strategjisë për izolim, terror dhe instalim diktature për të krijuar kushte të përshtatshme që qeveria të veprojë e qetë në bëmat e saja grabitse..!
Pastaj kryeministri Rama, pasi u fut në bunkerin e Surrellit, shpalosi gjithë talentin prej diktatori, duke kërcenuar popullin, të gjitha grupmoshat, të gjitha kategoritë e bizneseve, pensionistët, të pamundurit dhe kulmin e arriti kur tha: mos dëgjoni dhe shkikoni mediat se ju çorjentojnë, por dëgjoni vetem këshillat e Surrelit nga Skype ku pasqyrohej dhe shpërfytyrimi i një diktatori që thërriste: “lani duart shpesh”..!
Pastaj komunikoj disa urdhëra që paraqiteshin sikur ishin akte normative me fuqi ligjore, duke futur në veprim Policinë dhe Ushtrinë deri në demostrime force me autoblinda e mitraloza të rëndë dhe kështu gjitha strukturat shtërore në kurriz të popullatës.
Nuk u mjaftua, por filloj aplikimin e gjobave marramendëse për këmbësor e shofer, nëpërmjet të zellmshëve në Policinë e Shtetit dhe ata të Bashkive, ndërsa vetë nëpërmjet halesë ERTV, kërcënonte me burg gjithë popullin….!
Ky qe dhe testimi që diktatori bëri edhe me popullin edhe me shërbëtorët e zellshëm të cilët para urdhërave të diktatorit e konsideruan popullin si të ishte “kanibal”dhe jo populli Shqiptarë..! Ndërkohë vazhdonte kërcënimi për bllokimin e pensioneve, grupin ilaçeve të rimbursuara për të sëmurët profesional, bllokimin e makinave dhe motoçikletave edhe kur nuk je duke qarkulluar me ta, e llojë llojë kërcënimesh që asnjë xhelati tjeter nuk i shkojnë ndërmend në situata epidemishë..!
Ndërkohë që RamoRilindja dhe Ramoqeveria hezitonte të shpallte
“gjendjen e fatkeqësisë natyrore” e po kështu kishin harruar dhe të botonin në fletore zyrtare të gjitha urdhërat dhe aktet normative me fuqi ligjore ( paçavuroqeveria)….!
Pasi kishin aplikuar mbi 10 mijë masa administrative u binden se ishin pa bazë ligjore dhe një pjesë e tyre të aplikuara para se të shpallej nga Ramoqeveria “ gjendja e fatkeqësisë natyrore”, dikush ose zëra nga Gjykata Administrative ju kujtoj se këto veprime janë “nul” dhe kurrë nuk mundet të vilen në vlerë nga strukturat shtetërore..!
I ndodhur mes dy zjarresh, por dhe i mërzitur Naltmadhnia diktator, vendos të tregohet human dhe del me slloganin se do të “falte” gjobat…..! Në fakt Naltmadhnia fali injorancen e tijë dhe të qeverisë që kishin prodhuar të tilla akte normative dhe madje në kushtet e mosshpalljes së “gjendjes së fatkeqësisë natyrore”..! Por kjo do e kishte një kosto dhe një konvertim dhe nuk vonon por vjen mendja e ndritur në kohë karantine, për të bërë ndryshimet në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë..!
Në fakt këto ndryshime nuk kishin pse bëheshin me ngut dhe sidomos në periudhë Pandemie sepse në Shqipëri kemi një histori dështimesh me punët e bëra me ngut se siq po e shikojmë edhe Prokuroria dhe SPAK si produkte të reformës në Drejtësi na kanë kaluar “arrest shtëpie” me një urdher gojor të kryeministrit dhe prej dy muajsh nuk di askush se ku janë…!
Madje nuk dihet nëse kanë marrë vesh për këto ndryshimet e reja në Kodin Penal apo nuk ju ka thënë akoma gjë Rama….!
Madje nuk dihet nëse kanë dëgjuar fjalimet kërcënuese të kryeministrit, adresuar popullit Shqiptarë në kohë Pandemie, ndryshe nga gjuha që kanë përdorur kryeministra dhe presidentë të vendeve të tjera drejtuar popujve të tyre e që janë në të njëjtin hall si Shqipëria ose dhe më keq në raport me Covid-19.!
Gjithashtu besoj se Prokuroria dhe SPAK, nuk kanë dëgjuar asgjë se çfarë po bëhet me Buxhetin e Shtetit, me paratë e taksapaguesve Shqiptar, me tenderat sekret e me blerjet e dorezave, maskave, kiteve testuese ose tamponave, veshjeve tê përsonelit mjeksor, ushqimeve të shportës për familjet me varfëri ekstreme etj, për të cilët flasin mediat, populli e kush nuk flet, por vetem dikush nuk po flet….!
Dhe ky dikushi është Surreli dhe frengjia e tijë që me thënë të drejten na ka merzit se për gjithçka ka folë, por që nuk po dëgjohet të thotë asnjë fjalë as për tenderat e as për ministrat dhe as për mallrat. Nuk po dëgjohet të justifikoje dhe as të shpjegojë se si një mask 2000 lek, po blihet nga vartsit e tijë me 8000 lek dhe madje po blihen të skaduara. Po kështu një pako oriz cilësi e fundit që kushton ne treg 700 lek, po blijet 3.000 lek etj etj.!
Nuk mundet të mendohet se si e ruan qetsinë një kryeministër në një situatë të tillë korrupsioni dhe është e pashpjegueshme se si të pakten nuk i kërcënoj vetem një herë me fjalen “burg” hajdutët qeveritar dhe oligarkët që vjedhi, hanë dhe flejnë bashkë me ta, ashtu si ka kercenuar popullin prej dy muajsh….!
Rëndom të shkon mendja :
Populli u fut “ arrest shtëpie”, me qëllim që qeveria të vjedhë e qetë.!
Prokuroria dhe SPAK u futen me urdher të kryeministrit “ arrest shtëpie”, me qëllim që qeveria të vjedh e qetë, por dhe ata të kenë mundësi justifikimi, për pamundësi të kryerjes së detyrës në kushtet kufizimit dhe lirisë për të dalë në punë..!
Lind pyetja ?
Përse u deshen ndryshimet në Kodin Penal, ndërkohë që prej më shumë se 3 vitesh në Shqiperi Organi i Procedimit Penal është tërsisht i paralizuar dhe nën urdhërat e qeverisë dhe së fundi të gjitha strukturat e Procedimit Penal
me urdhërin e qeverisë kanë kaluar në “arrest shtëpie” me qëllimin e vetëm që qeveria të zbatojë e qetë “Kodin e Vjedhjes” më spektakolarin e gjithë historisë së Shqipërisë..!
Dhe përsëri ngushëllojmë veten me shprehjen: “Jem krenar se jem shqiptarë”…!
Por a duhet të jemi krenar, kur jemi kaq frikacak, kaq të vobektë, kaq të pa zotët, kaq të paguximshëm, kaq të vdekur dhe kaq të dh….r , që nuk çlirohemi dot nga kjo “Murtajëqeveri” që po shkatërron Shqipërinë..?! Joooooooooo./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne