‘Ndrysho kursin!’: Pompeo kërcënon Gjykatën Ndërkombëtare Penale për hetimet mbi krimet amerikane të luftës

Në një përpjekje për të kërcënuar këdo që heton në Gjykatën Ndërkombëtare Penale mbi krimet e luftës së SHBA-së apo Izraelit, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka thënë se çdokush që përfshihet në të tilla hetime do të humbasë vizën e tij dhe mund të sanksionohet.

Politikani luftënxitës i Uashingtonit tha se do të duhej të merreshin masa për shkak se çdo hetim mbi krimet e luftës dhe torturat që dyshohet se ka kryer Amerika, do të ishin një kërcënim ndaj sundimit të ligjit për SHBA-në. Vizat do të tërhiqen ose do refuzohen për këdo që eshtë përfshirë ose madje ka kërkuar një hetim në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) për “cilindo njeri nga personeli amerikan”.

ICC po shqyrton momentalisht një kërkesë për të hetuar mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga SHBA në Afganistan pergjatë konfliktit gati 20-vjeçar i cili ka lënë mbi 100,000 afganë të vdekur. Zyra e prokurorise se gjykatës ndërkombëtare thotë se ka “baza të forta” për të besuar se “krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit” janë bërë dhe vazhdojnë të kryhen nga forcat e huaja në Afganistan.

Pompeo deklaroi hapur se veprimi kishte për qëllim që gjykata të hiqte dore nga hetimet e mundshme dhe se Uashingtoni ishte i gatshem që ta shtonte më tej presionin nëse nuk do veprohej siç thoshte ai.

“Ne jemi të përgatitur të ndërmarrim hapa shtesë, përfshirë edhe sanksionet ekonomike, nëse ICC nuk e ndryshon kursin”, tha ai.

Gjykata u përgjigj më vonë duke thënë se ata do ta vazhdonin punën e tyre me vendosmeri dhe se do të vepronin në përputhje me të drejtën ndërkombëtare pavarsisht nga deklarata agresive e Pompeos dhe kërcënimeve të Uashingtonit.

Një institucion gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm [është] vendimtar për të gjetur përgjegjësit për krimet më të rënda ne perputhje me ligjin ndërkombëtar.

Ne vijim të kërcënimeve te Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton që bëri vitin e kaluar kundër gjykatës, Pompeo tha se tashmë ishin ndërmarrë veprime kundër anëtarëve të gjykatës me bazë në Hagë për guximin që kishin treguar për të parë krimet e mundshme që ishin kryer nga SHBA jashtë vendit. Ai nuk pranoi të publikoje emrat apo të zbulojë se sa njerëz kishin qenë nën shënjestër.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë personelin ushtarak, civil dhe aleatët e SHBA-së që të mos jetojnë nga frika e ndjekjes së padrejtë për veprimet e ndërmarra në mbrojtje të kombit tonë të madh,” deklaroi ai.

Uashingtoni është gati që gjithashtu të mbrojë edhe aleatin a saj të ngushtë, Izraelin, nga kërcënimet për ndjekje penale mbi krimet kundër palestinezëve.

“Këto kufizime për viza mund të përdoren gjithashtu për të penguar përpjekjet e ICC-se që bën për të hetuar personelin e aleatëve pa pëlqimin e tyre duke përfshirë edhe izraelitët,” vazhdoi ai.

Megjithëse SHBA nënshkroi dokumentin fillestar i cili krijoi gjykatën ndërkombëtare në vitin 2000, ajo ka refuzuar të bëhet anëtare dhe shumë politikanë amerikanë e shohin aftësinë e gjykatës për të bërë vendin përgjegjës mbi veprimet e tij jashtë vendit si një kërcënim për sovranitetin kombëtar. Më vonë, Boltoni “nuk i ka nënshkruar” të gjitha dokumentat./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne